"Liria ka emër". Kjo është iniciative më e fundit në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK që po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë.
Nismës i është bashkuar edhe kryetari i Bashkimit për Integrim, Ali Ahmeti, i cili ka postuar videon e njërit nga luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Morina i cili ishte 17 vjeç kur iu bashkua UÇK-së.
“Mes lotësh, tregon momentet e rënda të humbjes së shokëve dhe forcën e madhe që djemtë dhe vajzat e Kosovës kishin për të vazhduar tutje. Ai pa me sytë e tij fëmijë, gra dhe pleq të masakruar e të djegur. Ndërsa sot, neve na akuzojnë për krime”. Shikojeni dhe shpërndajeni këtë rrëfim për të vërtetën e Kosovës”, ka shkruar ai, në krah të videos së mëposhtme.

Videon emocionuese e gjeni KETU
Komente

