TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të hënë në një takim kryetarin e Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj.

Ka qenë vetë Rama i cili ka publikuar një foto, ku shfaqet në zyrë me Limajn, ish-udhëheqësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke pirë kafe.

“Liria ka emër”, shkruan Rama në foton që ka shpërndarë në Facebook.

Ky takim vjen pak ditë pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në KiE, ku ngriti lart zërin për Kosovën. Ai e quajti ‘fake news’ raportin e Dick Martyt për krimet e pretenduara se janë kryer nga drejtuesit e UCK-së gjatë luftës në Kosovë duke thënë se ky raport ishte një dështim i turpshëm i diplomacisë ndërkombëtare, që duhet zhbërë pa humbur kohë.