TIRANË - SPAK ka ankimuar në Apel, vendimin e GJKKO për lirimin e Sali Berishës nga arresti shtëpiak. Më shumë u debatua në ‘Studio Live’ me analistët Gentian Gaba, Almer Toska dhe Ibsen Elezi në lidhje Skype.
Elezi komenton mbi perceptimin e Berishës ndaj qëndrimit të DASH dhe non gratës, duke theksuar se SHBA nuk funksionojnë si shtet "kartoni" dhe vendimet e tyre janë institucionale.
'Mendoj se në raport me Dumanin dhe non gratën Berisha e ka fokusuar tek sekretari i DASH e ka quajtur hakmarrje jo si proces. E vështirë për tu besuar. SHBA nuk janë shtet ballkanik ku liderët dhe udhëheqësit marrin vendime kundër procedurave institucionale. Ndikimet personale janë prezent kudo por nuk kalojnë caqet. E vështirë të thuash nëse Blinken ka inat personal. Të arrish të mendosh që DASH funksionon si shtet kartoni. Non gratat e SHBA kanë pasur dy komponentë, minimi i demokracisë dhe aferat korruptive.
Këto do kalojnë në dyert e drejtësisë. Minimi i demokracisë po e shohim në vazhdimësi. Berisha dhe Rama janë minues të sistemit të demokracisë. Të deformosh votën është nga krimet më të rënda. E kanë vërtetuar se nuk kanë një vullnet dhe qasje të mirë. Zoti Berisha pas 11 dhjetorit gjysmën e akuzës së DASH e ka vërtetuar. Nuk besoj se sulmet ndaj Bashës kanë ndonjë efekt vetëm për ta nxjerrë në pah zotin Basha. E ka mundur zotin Basha brenda partisë. Nuk mund të harrohet bashkëjetesë aq e gjatë mes të dyve.'
Gaba thekson perceptimin publik për SPAK si një institucion që mund të luftojë korrupsionin, megjithëse ka një "majë të Olimpit të pandëshkueshmërisë".
'Bashkëpunim me Ramën për interesa reciproke. Përpjekje për të rrethuar SPAK. Rama ka ngritur komisionin Xhafa kanë të njëjtën qasje s ai përket drejtësisë. Një ka një gjuhë të kamufluar si Rama, po ashtu kemi dëgjuar sulmet e tij ndaj BKH-së. Janë ulje e evidentimeve të korrupsionit. Ka një në atë majën e Olimpit të pandëshkueshmërisë, ka një parehati. Kudo në çdo televizion fjala kyçe është SPAK. Korrupsioni ka qenë mbytës dhe shqiptarët shohin tek SPAK një vegjë. Të dy palët kanë një agjent shumë të qartë. Kur panë arrestimin e Metës e panë si mundësia sapo të bëhen bashkë të rrethojnë SPAK. Meta është kurbani it ë dyve për të ngopur SPAK.'
Toska mendon se Lulzim Basha i ka hapur rrugë Berishës në rikthimin e tij në krye të PD-së.
'Basha i ka hapur rrugë. Nuk bëri luftë. Përveç 8 janarit. Ka qenë e gjithë një fushëbetejë e hapur për Berishën për të marrë PD. Mendoj se Berisha dhe Basha sado që sulmojnë njëri tjetrin, është Basha që nuk jeton dot pa Berishën. Ndërkohë Berisha e pompon e ngre e mban në lojë, sepse ai nuk ekziston dot.'