Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me lavazhet që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme brenda zonave të banuara.
Kreu i qeverisë ka paralajmëruar pronarët e lavazheve se nuk do të lejohet më pastrimi i automjeteve nëpër trotuare, duke e cilësuar këtë si një shkelje me pasoja mjedisore.
“Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor”, shkroi kryeministri Rama në Facebook.
Kontrollet në terren për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin nisën pas ultimatumit të kryeministrit, që të gjithë bizneset që kanë zënë hapësirat publike, duhet t'i lirojnë ato vullnetarisht ose do të ndërhyjë shteti.
-
Tek Fresku katastrofe me lavazhe, spushon pistoleta lavazhit dite nate
Përgjigju -
po ndertesat qe jane bere mes pallateve i ka pare shteti.neshkoder jane bere gjithe ato vila ne mes te dy pallateve dhe banoret duhet te sillen rrotull lagjes per te dale ne rruge
Përgjigju -
Jo vetem lavazhet. Por edhe serviset qe lyejne makina. Na helmuan. Tek rruga ibrahimi dervishi. Nuk hapim dot dritaren
Përgjigju -
Kemi edhe nje lavazh tek kompleksi Halili ne katin -1. Ka nxjerre edhe tubin e ajtimit dhe te zhurmes ne mes te pallatit e nuk fle dot njeri as ne mengjes, as ne dreke, as ne darke, as te shtunen as te djelen. Me kryesorja e ka ndertuar pa leje sepse ligji nuk lejon per arsye sigurie nga zjarri, uji etj te ushtrohen aktivitete te tilla ne ambientet garazhe ne pallate -1 ose -2
Përgjigju











Komente
Komento