TIRANE- Këshilli i Lartë të Drejtësisë do të nis inspektimin mbi dosjen e gjykuar të Ilir Xhakjas në të gjitha shkallët e gjyqësorit. 38 vjeçari u arrestua pasi pasditen e djeshme akuzohet për vrasjen e shefit të komisariatit të Shijakut Adem Tahiraj. I arrestuar në 2007 ishte liruar në 2011. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të KLD-së pas nje urdhëri të nxjerre nga zëvendëskryetari i KLD-së Elvis Cefa.
“Me urdhër të Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Inspektorati i këtij Këshilli, do të verifikojë veprimtarinë gjyqësore të realizuar nga gjykatat, në shqyrtimin e akuzave penale, në ngarkim të të pandehurve, autorë edhe të ngjarjes tepër të rëndë të ndodhur në datën 13.09.2012, ndaj shefit të Komisariatit të Shijakut, Kryekomisarit Adem Tahiri” thuhet në deklaratën e KLD-së.
Ai ka dalë nga burgu pasi i ka shpëtuar mrekullisht një dënimi me 21 vite burg. Në 2007 Xhakja ishte arrestuar në plazhin e Durrësit nga forcat RENEA pasi me vendim gjykate të shkallës së parë të Krimeve të Renda ishte dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Rudin Shahinit nga Katundi Sukth në Sallmone në vitin 2003. Vendimi i kësaj gjykate thoshte se Xhakja vrau viktimën për t’u hakmarrë pas daljes së tij nga burgu, pasi ai kishte vrarë xhaxhanë e tij, Hamdiun. Gjykata e Lartë kishte kthyer gjykimin në gjykatën e Durrësit e cila në 2011 i dha pafajësinë.
Gjatë kohës së arrestimit në 2007, kur në krye të policisë së shtetit ishte Ahmet Premçi, në makinën e tij u gjendën dy automatikë kallashnikovë dhe dy pistoleta. Në kohën e arrestimit të tij, Drejtori i atëhershëm i Policisë Qarkut, N/Komisar Sokol Harapi, përmendi dhe faktin se “grupi i kryesuar nga Ilir Xhakja, u ndalua për veprat penale të vrasjes dhe kryerje të krimeve nga bandat e armatosura e organizatat kriminale”.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com