Lirimi i Tahirit, PD: Çështja s'është
sqaruar, Rama: S'ikni dot me nde

Lirimi i Tahirit, PD: Çështja s'është <br />sqaruar, Rama: S'ikni dot me nde
TIRANE - Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me lirimin e babait të deputetit socialist Saimir Tahiri, i akuzuar nga drejtësia shqiptare për kontrabandë ilaçesh. Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Partia Demokratike akuzon deputetin Tahiri, se ka gënjyer shqiptarët me deklaratat e tij të rreme e për këtë arsye duhet t’i kërkojë falje atyre. PD thekson se Bashkim Tahiri u la i lirë për teknikalitete dhe jo sepse çështja e tij është sqaruar.

"Prej vitesh, z.Tahiri ankohet se sistemi i drejtësisë është i korruptuar, i orientuar kundër tij. Në fakt, duket se ai nuk ka vuajtur fare nga kjo. E para, mamaja e tij është dërguar në Prokurori për evazion fiskal, për vjedhjen e 70 mijë dollarëve. Dhe Tahiri tha “futeni në burg”- por ajo është ende e lirë. Tani babai i tij është arrestuar për kontrabandë ilaçesh – dhe u la i lirë për teknikalitete, jo sepse çështja e tij është sqaruar”, bëhet e ditur në reagimin e PD, shpërndarë përmes zyrës së shtypit.

Më tej në deklaratë theksohet se Tahiri dhe vetë lideri i opozitës Edi Rama duhet të heqin dorë ng akuzat ndaj qeverisë sistemi i drejtësisë është i korruptuar.
“Eshtë koha që z.Tahiri e z.Rama të ndalojnë së shpikuri retorikë shpifëse dhe gënjeshtra nga frika e humbjes së zgjedhjeve, dhe të fillojnë të jenë të drejtpërdrejtë me qytetarët Shqiptarë"!”, bëhet e ditur në reagimin e Partisë Demokratike.

RAMA: I MBETI TURPI QE S'DINE TE IKIN NGA PUSHTETI, TAHIRIN VECSE E NDERUAN

Babai del i pafajshëm, po këtyre çfarë u mbetet? Veç turpi që s’dinë të ikin me nder nga pushteti. Kështu shkruan në rrjetin social Twitter lideri i opozitës Edi Rama në lidhje me lirimin që iu bë sot Bashkim Tahirit, babait të deputetit socialist Saimir Tahiri, në lidhje me akuzën për kontrabandë ilaçesh.

Rama thekson se këto goditje veçse e nderojnë deputetin Tahiri.





“Ta harrojnë se shtojnë baltën e hedhur ndaj nesh e do ia hedhin këtë herë popullit shqiptar!PD s'arrin dot 60 deputete. Ruajeni kete mesazh:)”, shkruan Rama.

Ndërkaq, lideri i opozitës ka vënë në fokus edhe kërkesën për debat televiziv me Sali Berishën, “megjithë këto suksese do kishte shtrirë përdhe edhe Anxhelën”, shkruan lideri i opozitës në Twitter.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten