Skandali i lirimit nga burgu të kosovarit Shaip Zukaj, i akuzuar për dy vrasje në Kosovë, nuk ka përfshirë vetëm administratën e burgut, por duket se mangësi në veprime proceduriale ka kryer dhe prokuroria e Lezhës. Avokatët mbrojtës të juristit të burgut “Shën Koll” Devis Hoxha, thanë se janë duke përpiluar një kallëzim penal kundër prokurorit të Lezhës Gjergj Rudi, i cili sipas tyre nuk ka çuar në kohë urdhërin e ekzekutimit në administratën e burgut të Lezhës, ku vuante dënimin kosovari tashmë i liruar Shuaip Zukaj.
Avokati Detar Hysi shpjegon se ende nuk e ka depozituar kallëzimin, por për çështje ditësh do rregjistrojë kallëzimin në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi sipas tij prokuroria e Lezhës është palë në lirimin e shtetasit Kosovar Shuaip Zukaj. Sipas tij, prokurori i çështjes Gjergj Rudi nuk ka çuar urdhërin e ekzekutimit në burgun e Shën Kollit për ekstradimin e kosovarit.
Nisur nga kjo situatë, avokati shpjegoi se do i drejtohen kryeprokurorit Adriatik Llalla me një kallëzim penal për “Shpërdorim detyre”. Nga ana tjetër burime pranë prokurorisë thanë se ditën e sotme në gjykatën e Lezhës do zhvillohet seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë për juristin Hoxha, për të cilin prokuroria do kërkojë masën “Arrest me burg”.
Çfarë tha në dëshmi
Por burime nga prokuroria e Lezhës shpjeguan se procedura nga ana e prokurorisë është ndjekur konform rregullave. Sipas këtyre burimeve, janë të habitur me qëndrimin që ka mbajtur avokati i juristit Devis Hoxha, pasi gjatë marrjes në pyetje ky i fundit ka deklaruar të kundërtën e këtyre pretendimeve.Gjatë marjes në pyetje, juristi ka deklaruar se nuk e kishte vënë re këtë document ndaj dhe kishte urdhëruar lirimin e kosovarit. Më tej ai ka shtuar se ka qënë shpejtësia ose një harresë që nuk e kishte parë dokumentin në dosjen e të dënuarit Shaip Zukaj, për të cilin ka urdhëruar lirimin nga qelia me argumentin se e kishte shlyer dënimin në Shqipëri dhe në kushte kur sipas tij ska pasur asnjë vendim gjykate që e mban në gjyq, ka urdhëruar lirimin.
Juristi ka pohuar se nuk është vënë në dijeni nga i dënuari se kishte një vendim tjetër. Pas kësaj dëshmie, prokuroria e Lezhës ka urdhëruar arrestimin e Devis Hoxhës, duke nisur hetimet për “Shpërdorim detyre”. Mësohet se pala kosovare kishte paraqitur një kërkesë për ekstradimin e tij dhe ky ekstradim ishte miratuar, por kjo vetëm në letra pasi në realitet ndodhi e kundërta.
Zukaj 8 herë ulje dënimi
Tetë herë i është ulur dënimi me 15 vite burg ndaj Shaip Zukajt 41 vjeçari nga Kosova i cili që pas ekstradimit nga Belgjika në 2012 i është drejtuar gjykatës së Lezhës ku dhe ka përfituar uljen e kohës së burgimit deri në lirim. Zukaj në vitin 2000 ka qëlluar me armë një person në plazhin e Shëngjinit dhe për këtë krim ishte dënuar me 15 vite burg nga gjykata e Lezhës. Është pikërisht lirimi i Zukajt i cili tashmë është kthyer në një problem midis Kosovës dhe Shqipërisë por dhe ministrisë së drejtësisë e drejtorisë së burgjeve që liroi Zukajn.
Drejtoria e burgjeve reagoi duke thënë se në dosjen e tij nuk kishte asnjë kërkesë për ekstradim. Pak orë pas kësaj deklarate reagoi dhe ministri Manjani duke e quajtur lirimin e tij si një çështje që ka përfshirë disa zyrtarë dhe jo vetëm në Lezhë por dhe në Tiranë.Zukaj ka përfituar 8 herë ulje dënimi nga gjykata e Lezhës.Rezulton se 2 nga këto kërkesa janë gjykuar dhe prej Parashevi Ademit, ish-gjyqtarja e dënuar për korrupsion.
Ekstradimi
Shuaip Zukaj është liruar nga burgu, edhe pse kishte një vendim që në momentin e përfundimit të dënimit të tij në Shqipëri, të ekstradohet për në Kosovë.
“Arrest në burg”
Nga ana tjetër burime pranë prokurorisë thanë se ditën e sotme në gjykatën e Lezhës do zhvillohet seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë për juristin Hoxha, për të cilin prokuroria do kërkojë masën “Arrest me burg”.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com