Në Vlorë ka nisur lirimi i disa prej protestuesve të shoqëruar në ambientet e Policisë gjatë ditës së sotme.

Njëri prej protestuesve të liruar, Arlind Bajaj, tha pas daljes nga komisariati se u morën në pyetje lidhur me protestën. Ai theksoi se efektivët e policisë ishin bashkëpunues dhe se protestuesit bënë në komisariat vetëm një deklarim të lirë.

“U shoqërova lidhur me protestën e sotme. Thjesht na pyetën. Ka edhe persona të tjerë. Ka plotë, ka disa. Një deklarim i lirë, jo procesim. Policët ishin bashkëpunues mund të themi, thjeshtë pyetje të lira”, tha mes të tjerash studenti i shoqëruar Arlind Bajaj.


Lajmi kryesor:

Pas 7 orësh betejë me gurë e gaz, lëvizje surprizë te protestuesit, ndalin sulmet ndaj policisë me përqafime e ujë! Po çfarë do të ndodhë të shtunën?