Lirohen dy anëtarë të grupit të Shijakut/ 'Nita' dhe Sulejmani lënë qelinë

Lirohen dy anëtarë të grupit të Shijakut/ 'Nita' dhe Sulejmani lënë qelinë

Gjykata e Krimeve te Renda

TIRANE-Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar nga burgu ditën e sotme dy persona, të cilët u arrestuan në shtator të vitit të kaluar si pjesë e operacionit 'Volvo-4'.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se dy personat që u liruan janë; Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana dhe Saimir Sulejmani nga Fieri të akuzuar për trafik droge. Ata u arrestuan si pjesë e grupit të Shijakut.

Avokati Alban Bengasi u shpreh se 'Jahelezi dhe Sulejmani nuk kanë lidhje me drogën dhe falsifikimin e dokumenteve". Deri më tani Apeli i Krimeve të Rënda ka ndryshuar 14 nga 54 masat e sigurisë dhënë për 'Volvo -4'.

Në këtë operacion u arrestuan edhe dy ish- deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, të cilët ndodhet në arrest shtëpie.

Gjatë operacionit “VOL-VO 4” në të gjithë Shqipërinë u goditën 4 grupe kriminale me 44 urdhër-arreste. 27 persona u vunë në pranga brenda një dite ndërsa baza e këtyre bandave ishte në Shijak dhe Lezhë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet