Një vendim skandaloz është dhënë nga drejtësia. Report Tv mëson ekskluzivisht se është liruar nga qelia Astrit Avdylaj ('koka'së bashku me 3 anëtarë të tjerë të grupit. Shkak është bërë kalimi i afateve të paraburgimit. Sipas ligjit duhen 12 muaj paraburgim deri në dhënien e vendimit por deri më sot kanë kaluar 14 muaj dhe ende nuk është dhënë vendimi i shkallës së parë për Astrit Avdylajn e 3 te tjerët që janë hetuar si pjesë e grupit Volvo 4 të dosjes 339.

Gjykata ka caktuar masen e sigurisë arrest shtëpie për të 3 me mbikëqyrje policore 24 ore tek dera. Kryesuese e trupës është Iirjana Olldashi ndërsa relatorë janë Sokol Pine dhe Erion Bani. Te pandehurit janë Astrit Avdyli, Jasin Kala, Fatos Llavdiu të tre të poceduar në kuadër të dosjes 339.

Altin Avdyli u arrestua në vitin 2018 si pjesë e dosjes “339”, gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet ne Has por dosja mbeti pezull për një kohë të gjatë duke çuar në skadimin e afateve të paraburgimit. Gjatë hetimit rezultoi se Astrit Avdyli dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera Evropiane. Grupi i Avdylajve, akuzohet për grup kriminal, moskallëzim krimi dhe trafik të lëndëve narkotike. 

Neni qe sqaron lirim e Astrit Avdylit

1627334253_1627332547astritavdyli.jpg