EGJIPT - Dy turistët e huaj, një grua norvegjeze dhe një burrë izraelit mbajtur peng në Gadishullin Sinai në Egjipt për katër ditë, janë liruar raporton agjencia shtetërore e lajmeve Mena.
Turistët ishin rrëmbyer, që prej ditës së premte nga një grup njerëzish të armatosur dhe të maskuar duke bllokuar makinën me të cilën po udhëtonin përgjatë Taba-s dhe Dahab në bregun e Detit të Kuq.
Burimet thanë se qëllimi i rrëmbyesve ishte për të bërë presion mbi autoritetet për lirimin e dy të afërmve të tyre të arrestuar për trafikun e drogës.
Policia ka rënë dakord për të shqyrtuar çështjen dhe bënë të mundur lirimin e dy turistëve të huaj.
Siguria në rajonin e dominuar nga shkretëtira është përkeqësuar, që nga rënia nga pushteti e presidentit Hosni Mubarak në vitin 2011.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com