U arrestua dy ditë më parë në akuzën e kontrabandës së ilaceve, lirohet nga gjykata administrator i Omega Farmës Fatos Causholli.

Gjykata i hoqëi masën e sigurisë arrest me burg 75 vjeçarit duke caktuar ndaj tij masën e detyrim paraqitjes pranë oficerëve të policisë gjyqësore.

Fatos Causholli u akuzua se në bashkëpunim me agjentin doganor, Mirlin Berberi tentuan të kalonin mall me vlerë 4 milionë lekë pa paguar doganën.

Vetë kompania farmaceutike Omega Pharma mohoi akuzën duke deklaruar se gjithçka ishte një përgjegjësi e doganierit pasi firma e tyre e kish deklaruar mallin sipas faturës blerëse.

Fatos Causholli është babai i Nadir Caushollit pronarit të Omegës, i cili qëndron në burg me akuzën e skemës fiktive të rimbursimit me ilaçin ketrosteril dhe insulinat.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)