Lirohet Ajdin Sejdia, s'ka kërkesë
për ekstradim nga Emiratet Arabe

Lirohet Ajdin Sejdia, s'ka kërkesë<br />për ekstradim nga Emiratet Arabe
KUKES - Gjykata e Rrethit të Kukësit ka lënë të lirë, biznesmenin kosovar Ajdin Sejdia, i cili u arrestua për llogari të Interpolit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Emiratet e Bashkuara Arabe për mashtrim bankar.

Vendimi eshte marrë pasi mungon kërkesa e ekstradimit si dhe akuza e ngritur nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndërkohë që në Shqipëri ky shtetas nuk figuron që të ketë probleme me drejtesinë apo të jetë në procese hetimore për ngjarje që lidhen me vepra kriminale.
Pë këtë arsye gjykata urdhëroi sot paradite lirimin e menjëhersëem nga qelitë e paraburgimit në Kukës të biznesmentit Ajdin Sejdia.

Ai u arrestua mbrëmjen e 16 prillit nga Policia e Kukësit, për llogari të Interpolit në pikën kufitare të Morinës. Sejdia rezulton si person i njohur dhe më parë për autoritetet e drejtësisë pasi është ekstraduar nga autoritetet zviceriane për llogari të Interpol Tirana, pasi akuzohej për mashtrim në shuma të konsiderueshme monetare ndaj shtetasve shqiptarë.

Në Shqipëri Sejdia, është një nga biznesmentët e përfolur për gropën e hapur dhe lënë prej vitesh në mes të kryeqytetit Shqiptar, si gropa e Ajdin Sejdisë, si dhe për skemat e tij të mashtrimit fianciar. Në 2010 ai është futur sërish në botën e biznesit në Shqipëri me një projekt për parkun Industrial të Spitallës, me firmën  “Sky Master Projekt Holding” i cili përfaqësohet si aksioner i vetëm.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë