TIRANË – Avokati Bardhi Koçi është liruar sot pas arrestimit që iu bë nga komisariati nr.3 për përvetësimin e një shumë parash nga një biznesmen. Përfaqësuesit ligjorë të tij me anë të një emaili, kanë njoftuar sot në mbrëmje se “organi i Prokurorisë mbasi është vënë në dijeni për arrestimin e av. Bardhi Koçit, menjëherë ka vendosur të bëjë lirimin e tij të menjëhershëm, mbasi ka konstatuar se arrestimi është kryer në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, duke abuzuar me të.
Nga ana e studios ligjore me administrator av. Bardhi Koçin, deklarohet se “veprimi i kryer nga ana e policisë së Komisariatit nr. 3, Tiranë në dëm të tij dhe të studios ligjore që ai drejton, është një veprim i turpshëm nga segmente të politizuara të Policisë së Shtetit.
Theksojmë gjithashtu se av. Alberta Gega nuk ka qënë pasojë e këtij inskenimi por ajo ka qënë mbrojtesja ligjore e kolegut të saj Koçi, e cila ka provuar me fakte arrestimin e paligjshëm të tij”, përfundon sqarimi i përfaqësuesve të Koçit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com