Ish shefi i Fondit Monetar Nderkombetar, Dominik Strauss-Kahn i ka shpetuar denimit per krime seksuale. Vendimi eshte dhene nga nje gjykate franceze ne Lil, e cila e ka liruar Strauss-Kahn nga akuzat se kishte paguar prostituta per festa seksuale. Vete Strauss-Kahn kishte pranuar pjesemarrjen ne festa seksuale, por kishte mohur te kishte njohuri per faktin qe disa prej femrave ne ato festa, ishin prostituta.
Gjykatesi kryesor tha se Dominik Strauss-Kahn kishte qene vetem nje klient ne festat seksuale dhe nuk kishte paguar prostitutat qe kishte takuar.
Sipas gjyqtarit ai vetem kishte perfituar nga pagesa qe kishin bere te tjeret. Gjate seancave, prokuri i shtetit kishte kerkuar qe Stros Kan te lirohej nga akuzat pasi sipas tij, gjykata merret me kodin penal dhe jo kodin moral.
Karriera e Dominik Strauss-Kahn qe mund ta kishte cuar ne postin e presidentit te frances, mori fund kater vjete me pare, kur nje sherbyese ne nje hotel ne Nju Jork e akuzoi kreun e FMN-se ne ate kohe se kishte abuzuar seksualisht me te.
Ishte ajo ngjarje qe shkaktoi daljen ne pah edhe te sjelljeve te tjera problematike seksuale te Strauss-Kahn.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com