FRANCE - Një familje franceze prej shtatë anëtarësh, e rrëmbyer më 19 shkurt në Kamerun është liruar dhe është e sigurt.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat franceze, të cilat citojnë Ministrin e Komunikacionit Issa Tchiroma Bakary, që ka thënë se “ata janë shëndoshë e mirë”.
Në deklaratën nga presidenca franceze thuhet se familja tani ndodhet në ambasadën franceze në kryeqytetin e Kamerunit, Yaounde dhe do të nisen së shpejti për në Francë.
Tre të rriturit dhe katër fëmijët u rrëmbyen gjatë pushimeve në Parkun Natyror Ëaza në pjesën veriore të shtetit afrikan duke alarmuar autoritetet franceze dhe duke i detyruar ato të lajmëronin të gjithë shtetasit francezë, që të largoheshin nga vendi.
Në një video të publikuar në YouTube, militantët e grupit nigerian Boko Haram kanë marrë përgjegjësinë për pengmarrjen.
Organizata terroriste e Boko Haram-it, me qendër në Nigeri dhe e konsideruar si një filial i Al-Qaedes, ka kërcënuar “luftë të shenjtë” me Francën, pas ndërhyrjes ushtarake të saj në Mali në fllim të janarit.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com