Lirohet Fullani, Braçe: Del kush
ka shokë me pushtet politik, turp!

TIRANE - “Kjo është Gjykata në Shqipëri.Turp e faqja e zezë." Është ky reagimi i parë që vjen kundër vendimit të Apelit për të lënë të lirë ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Bëhet fjalë për deputetit socialist Erjon Braçe, i par inga rangu i politikës që foli për skandalin në Bankën e Shqipërisë me vjedhjen e 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit në Linzë.

E nxorrën!!
Nuk mund ta mbanin dot më!!
Kjo është gjykata në Shqipëri;
Inspektorin e Përgjithshëm e lanë në burg, inventarizuesit e parave të vjedhura që nuk zbuluan vjedhjen i liruan, njeriun që i emërojë inventarizues të parave të vjedhura që nuk u zbuluan, sërish e liruan!!
Turp e faqja e zezë!!
Kjo vetëm drejtësi nuk është!!
Kjo është kështu:
Kush ka shokë me pushtet politik, mediatik, ekonomik, kush ka pjesë në Gjykatën e Lartë, në fund-kush ka para pa hesap, del nga burgu!! Kush është i lidhur me të, del nga burgu!! Të tjerët jo!!
Ky është pushteti real në këtë vend!!”, shkruan Brace në Facebook.

breace

Braçe: Hetimi u shkatërrua përfundimisht!! Jo për shkak te Prokurorit!!
Deputeti socialist ka reaguar sërish përmes rrjetit social ‘Facebook’ në lidhje me vendimin e sotëm për ndryshimin  e masës së arrestit ndaj Fullanit nga arrest me burg në arrest shtëpie.
 
Sipas Erjon Braçes më e keqja është se hetimi u shkatërrua, por kjo jo për faj të prokurorit.
 
Sipas tij pabarazia e vendimit te sotëm është e qëllimshme,por mbi te gjitha synon të shkatërrojë hetimin të dekurajojë të gjithë ata që dinë dhe bashkëpunonin për të zbardhur mekanizmin e vjedhjes dhe përmasën e saj.

Për Erjon Braçen vendimi i sotëm është mesazh për të gjithë.

“Heshtni! Ai u lirua, si duhet me kujt hetimi! Ose me saktë, i duhet hetimi vetem atij, per te dale i pafaj!” –shkruan Brace në Facebook.

erjon brace

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën