Operacioni i koduar ‘Plazhi i lirë’ vijon me qëllim lirimin e hapësirave publike në bregdetin e vendit tonë. Kësaj radhe është liruar hapësira publike në plazhin ‘Pema e Thatë’ në Ksamil dhe ‘Rëra e Bardhë’ në Durrës. Në total janë hequr 299 çadra e 706 shezlongë, si edhe 5 persona janë vënë nën hetim.

Konkretisht, në plazhin “Pema e Thatë”, Ksamil janë sekuestruar 152 çadra dhe 412 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme. Policia ka vënë në hetim shtetasit K. I., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe Gj. I., 59 vjeçe, banuese në fshatin Gjashtë, Sarandë. 

Ndërkohë, në plazhin “Rëra e Bardhë” janë sekuestruar 147 çadra dhe 294 shezlongë që ishin vendosur pa autorizim. Në këtë plazh janë konstatuar 3 raste paligjshmërie dhe nisi hetimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Pushtimi i tokës", për 3 administratorë subjektesh ekonomike, konkretisht për shtetasit:

-Xh. Gj., 26 vjeçe, pasi kishte vendosur 42 shezlongë dhe 21 çadra, pa lejen përkatëse;

-A. B., 54 vjeç, pasi kishte vendosur 84 shezlongë dhe 42 çadra, pa lejen përkatëse;

-I. I., 49 vjeç, pasi kishte vendosur 168 shezlongë dhe 84 çadra, pa lejen përkatëse.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:55
VIDEO/ Sekuestrohen 152 çadra dhe 412 shezlongë që ishin vendosur pa leje në plazhin ‘Pema e Thatë’ në Ksamil

 

152 çadra dhe 412 shezlongë që ishin vendosur pa leje në plazhin Pema e Thatë në Ksamil janë sekuestruar. Nën hetim janë vënë 2 administratorë të cilët zaptuan pa leje hapësirën publike në plazh duke vënë çadrat dhe shezlongët.

‘Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarande, faza e tretë e këtij operacioni, në Ksamil. Gjatë kësaj faze janë sekuestruar 152 çadra dhe 412 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme në plazhin “Pema e Thatë”, Ksamil.     

Procedohen penalisht 2 shtetas që kishin zënë hapësirën publike duke vënë çadrat dhe shezlongët në mënyrë të paligjshme dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Plazh i lirë", i nisur disa ditë më parë, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe, kanë ushtruar kontrolle në zonat bregdetare të Sarandës.

Si rezultat i fazës së tretë të këtij operacioni, në plazhin “Pema e Thatë”, Ksamil, janë sekuestruar 152 çadra dhe 412 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.  

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-K. I., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe Gj. I., 59 vjeçe, banuese në fshatin Gjashtë, Sarandë.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.  Operacioni “Plazh i lirë” vijon.’- njofton policia.