TIRANE - Arrestimi më 18 shkurt i drejtorit rajonal të tatimeve të tiranës Androkli Kokthi është shpallur i pa ligjshëm nga gjykata e apelit.

Nga kjo e mërkurë Kokthi do të hetohet nën masën e sigurisë arrest në shpi duke lënë qelitë e paraburgimit 313 ku qëndronte prej datës 20 shkurt.

Gjykata e apelit nën kryesimin e relatorit Ervin Metalla vendosi të ndryshojë masën e sigurisë ndaj Kokthit duke rrëzuar kërkesën e prokurorisë e cila sërish u shpreh se vepra penale e Kokthit përbën rrezikshmëri dhe ai mund të prish provat dhe të largohet nga Shqipëria.

Androkli Kokthi u prangos pasditen e 18 shkurtit me një urdhër ndalimi të prokurorisë e cila e hetonte atë për shpërdorim detyre e dëm ekonomik shtetit në vlerën e 3.9 milion lekëve.

Kokthi është nën akuzë pasi sipas prokurorisë ai i ka kthyer mallin e sekuestruar për mungesë të faturave tatimore kompanisë së pjesëve të këmbimit Fregofilter.
Me këtë vendim Kokthi fiton lirinë 3javë pas arrestimit ndërsa burime për Report Tv nga prokuroria bënë me dije se brenda muajit mars do ti drejtohen gjykatës për hapjen e procesit në themel për Kokthin.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)