Lirohet nga burgu 'i tmerrshmi i Beratit', i dënuar për 3 vrasje, grabitje, plaçkitje e grup kriminal

LUSHNJE- 16 vite pasi qëndroi pas hekurave Lulzim Caka, i njohur edhe si i Forti i Beratit ka lënë qelitë e burgut. Caka njihet si vrasësi gjakftohtë ku për hakmarrje pas vrasjen së nënës së tij në vitin 1999 ai ekzekutoi Valter Begën dhe Mariglen Camin.

Caka këtë krim e kreu duke u arratisur nga qelia e burgut ku qëndronte për të tjera vepra penale. Pas këtij krimi ai do të qëndronte në arrati dhe emri i tij do të rikthej në skenë teksa tentoi të vras zyrtarët e policisë Gani Malushin drejtorin e Beratit dhe Ilir Ngresin shefin e postët Kuçovë.

Karriera kriminale e Cakës daton para vitit 1997 aty ku ai u përfshi në grupet kriminale të Kutallisë në Berat.

Lul Caka i njohur edhe si i afërt i Bujar Sulit, njohur si Loshi i Karbunarës një prej drejtuesve të bandave të Karbunarës dhe zonës Lushnjes Berat arritën të krijonin grupin e tyre.

Ky grup operonte në aksin Berat – Fier dhe Berat – Lushnje në grabitjen e udhëtarëve dhe pasagjerëve që përdornin këtë aks përgjatë vitit të mbrapsht 1997.

Por ky grup u përfshi në përplasje me familje të fshatit Samiticë e Kutalli nga ku u shënuan viktimat e para mes tyre dhe Pëllumb Eminin.

Në formë hakmarrje në 1999 u ekzekutua nëna e Cakës, për të cilën ai më pas kreu dy vrasje. Në vitin 2003 Caka do të sillej në Shqipëri pas ekstradimit nga Italia, por nga ai momenti ai vuri në funksion planin për ti shpëtuar burgimit me 75 vite.

Pas ekstradimit ai kërkoi rivendosje në afat dhe rishikim të dënimit, ku gjykata e lartë e më pas ajo kushtetuese i dhanë të drejtë duke rihapur procesin.

Përfundimisht me një tjetër trupë gjykuese ai u dënua nga apeli i Vlorës me 25 vite burg dhe duke përllogaritur paraburgimit 1vit në 1.5 vite burg ai arriti të fitoj lirinë më 29 korrik 2019 në moshën 57 vjeçare.

Po kush ishte Lulzim Caka?

Një i ri nga Berati që karrierën kriminale e nisi me vjedhje, grabitje, vrasje e plaçkitje mundi të kthehej në personazhin e botës së krimit.

Kur ai ishte 33 vjeç u vu nën akuzë për vrasjet e para dhe deri në vitin 1996 kur ai u përfshi në atentatin ndaj Gani Malushit dhe Ilir Ngresit.

Caka pas arratisjes në Itali ku qëndroi për një vit e gjysmë u prangos në Foxhia për tu sjellë në Shqipëri ku ndërroi mbi 4 burgje deri sa u vendos në Kosov të Lushnjes.

Një vit para lirimit për llogari të tij një sasi droge u tentua të futej në qelitë e këtij burgu e kamufluar brenda një sasie mishi, ndërsa pak muaj më pas Caka fitoi lirinë në moshën 57 vjeçare.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spaku: 29/07/2019 15:32

    Trupa gjykuese e nderuar urgjent ti zere vendin ketij,,ky ku gjen mir ben. Nese trupa gjykuese nuk i ze vendin atere Vetingu dhe Spaku çuf çuf çuf po vjen... por e zeme se kta si trup gjykuese e ndjejne vezen ke b*tha dhe japin doreheqjen qe te shpetojne. Ok dakort se jane te zgjuar, Direkte ne kte moment Ti lirohet fisi me cfare i mban pragu kesaj tfupe korruptive dhe te degjeneruar. Sakte? Duke mos harruar dhe ish-kryetarin/en te gjykates se larte aso kohe qe pranoi kerkesen per rigjykim. Çiao

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës