-
Lirohet nga burgu 'i tmerrshmi i Beratit', i dënuar për 3 vrasje, grabitje, plaçkitje e grup kriminal
Nga grabitjet deri në vrasjen për hakmarrje pasi i vranë nënën, Lulzim Caka lë qelitë e burgut pas 16 vite pas hekurave. I konsideruari si i forti Beratit nga kjo e hënë fitoi lirinë në moshën 57 vjeçare ndërsa krimet e tij datojnë prej 1995 deri kur ai u arrestua në Itali në 2003 dhe u ekstradua në Shqipëri. Pas ekstradimit Caka nisi betejën me drejtësinë duke fituar në kushtetuese të drejtën e rigjykimit dhe nga 75 vite u dënua me 25.
29 Korrik 2019, 15:12