Lirohet nga detyra prefektja e Qarkut të Tiranës Suzana Jahollari. Në vend të saj sipas vendimit të këshillit të ministrave është emëruar Toni Gogu.

Gogu aktualisht është kryetar i Këshillit Bashkiak në Tiranë, ndërkohë që më herët ka mbajtur edhe postin e zëvendësministrit të Drejtësisë.

Ndërsa prefektja Jahollari ishte emëruar në vitin 2019, dhe është e para femër kolonele në Shqipëri, si dhe lektore në Akademinë e Mbrojtjes.

Jahollari, ka kryer disa kualifikime në Holandë dhe SHBA, si dhe është aktivizuar në forumet e NATO-s në lidhje me barazinë gjinore dhe të tjera.