Lirohet pas 30 vitesh ish-agjenti hebreo-amerikan, Jonathan Pollard

/ATSH-AFP/ - Jonathan Pollard, një shtetas hebreo-amerikan, i cili kishte spiunuar në favor të Izraelit, doli sot nga burgu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vuajtjes së dënimit prej 30 vitesh, tha për median zëdhënësi i grupit kryesor mbështetës në Izrael.
"Konfirmoj se Jonathan Pollard tashmë është i lirë pas 30 vitesh burg", deklaroi zëdhënësi i këtij grupi i cili propagandonte prej vitesh lirimin e tij.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e mirëpriti këtë vendim.
Zëdhënësi i këtij grupi i quajtur "Drejtësi për Jonathan Pollard", i pyetur në linjë telefonike nga media, nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për vendndodhjen e Jonathan Pollard.
Ish-analist i shkëlqyer i marinës amerikane, 61 vjeç, do të bëhet subjekt i ndalimit për një periudhë pesëvjeçare në territorin amerikan, pas lirimit.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon