Lirohet pas 4 muajsh djali i Rugovës
EULEX e arreston sërish pas 2 orësh

Lirohet pas 4 muajsh djali i Rugovës<br />EULEX e arreston sërish pas 2 orësh
PRISHTINË - Policia e EULEX ka arrestuar për të njëjtën çështje djalin e ish-Presidentit Rugova, menjëherë pas vendimit për lirimin e tij nga paraburgimi me vendim të Gjykatës së Apelit Prishtinë. 

Mediat në Kosovë e cilësojnë si të pakuptimtë dhe të paqartë se me çfarë autoriteti, Prokurori i EULEX urdhëroi arrestimin e Ukë Rugovës për të njëjtën çështje ndërkohë që ka një vendim gjykate që urdhëron lirimin e tij.


Lirimi i përkohshëm i djalit të ish-Presidentit, Ibrahim Rugova
Gjykata e Apelit në Prishtinë ka vendosur lirimin nga paraburgimi të Ukë Rugovës, i biri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, pas 4 muajsh që ndodhej në qeli.

Lajmin për lirimin e tij e ka bërë të ditur avokati Tomë Gashi për mediat kosovare, i cili mbajtjen e Rugovës në paraburgim e ka quajtur “të padrejtë”.

“Ai është duke u hetuar në një rast penal i cili në raport me të ka më tepër të bëj me çështje të teorisë juridike, se sa të veprimeve të tij faktike. Hetimi penal ndaj tij është shfrytëzuar nga policia e EULEX-it për të hyrë pa të drejt në rezidencën e presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”, ka thënë Tomë Gashi, avokat i Izet Beqirit, i dyshuar në çështjen penale të Ukë Rugovës.

Çështja e Ukë Rugovës
Ukë Rugova është arrestuar më 4 shkurt të këtij viti si i dyshuar për krim të organizuar.
 
Djali i ish-Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova akuzohet për përfshirjen e tij në një grup kriminal.

Prokurori Allen Cansick, e ka cilësuar deputetin Ukë Rugova si udhëheqës të përgjithshëm të grupit kriminal që merrej me falsifikim vizash. Për këtë, gjyqtarja Anna Adamska Galant ka vendosur tridhjetë ditë paraburgim.

73 faqe pasaportash të fotokopjuara i janë gjetur Ukë Rugovës në shtëpinë e tij, në rezidencën e familjes Rugova. Në bastisjen që ka zgjatur më shumë se 12 orë janë gjetur edhe dokumente të tjera, që Prokuroria pretendon se ishin planifikuar të përdoreshin për sigurim të vizave në Ambasadën Italiane në mënyrë të kundërligjshme.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma