Pas pesë ore shoqërimi në ambientet e policisë, nga ana e uniformave blu të biznesmenit Nikollaq Neranxi dhe disa punonjësve të tij, ai ka dalë nga ambientet e policisë, pasi u shoqëruar në Komisariatin numër 6.

Sapo ka dalë nga ambientet e policisë ai ka deklaruar se, “Procedurat në polici nuk kanë përfunduar ende. U mora në pyetje për rreth një orë për atë çka ndodhi. Dhashë dëshminë time në lidhje me ngjarjen që ndodhi” ka thënë Neranxi.

Sakaq, në një postim në rrjetin social Facebook, ai thotë se ngjarja ishte absurde dhe se ndalimi i padrejtë.

"Te dashur miq! Pas 6 ore ndalimi te padrejte dhe absurd nga policia, tashme jam lene i lire. Kete ngjarje te shemtuar do kemi kohe ta analizojme ne ditet ne vijim. Per momentin dua tju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen qe me keni dhene. Jam shume i prekur nga reagimi juaj. Jam me fat qe kam kaq shume miq dhe dashamires. Nderkohe ju ftoj neser te vini ne Panair tek Kompania Neranxi. Aty eshte festa e shijes dhe do te deshiroja tju qerasja te gjitheve! Jeni fantastike! Nikollaq Neranxi"

neranxi
   (Momenti i lirimit të Nikollaq Neranxit nga komisariati nr 6)

Shkak për shoqërimin u bë gjoba e vendosur nga punonjësit e rendit ndaj mjeteve të kompanisë së biznesmenit, në çastin kur në ambientet e saj zhvillohej një panair.
 
Sipas Policisë, biznesmeni u shoqërua për shkak të fyerjeve dhe ofendimeve drejtuar punonjësve të rendit.
 
Vetë biznesmeni është shprehur për Report TV se nuk ka ofenduar asnjë prej punonjësve.
 
Ai ka shtuar se, ka kërkuar që të shkojë vetë në polici, ndonëse është ndjerë keq, pasi shoqërimi është bërë në prani të ambasadores së Kinës, e cila ka qenë e pranishme në momentin e ngjarjes.


neranxi
neranxi
(Momenti i shoqërimit të biznesmenit Neranxi) Foto të tjera 

Sinqerisht unë nuk jam në gjendje ta kuptoj. Unë jam duke punuar, kur vijnë një grup policësh, rreth 20-30 policë, dikush tha do iu hedh prangat nëse nuk vini. Unë i thashë që do të vij vetë, më prisni përjashta. Unë iu thashë, sa të mbaroj eventin, pasi kisha klientë dhe të pranishëm nga e gjithë Shqipëria dhe këta donin të më merrnin me forcë. Menjëherë thirra avokatin tim. Ai më thotë se jemi të detyruar të shkojmë, por në bazë të ligjit nuk kanë të drejtë që të na shoqërojnë në polici qoftë edhe si qytetarë i thjeshtë të jesh, pa urdhër të një prokurori” thotë Neranxi.

Ndërsa avokati i tij tha se, “Nuk ka pasur asnjë mandat, ka qenë një e ardhur rutinë në ambientin ku po realizohej një event pranë Neranxit. Mesa jemi të informuar, deri tani nuk ka asnjë mandat apo dokument” shtoi avokati i Nikollaq Neranxit. 

Në një deklaratë për shtyp, policia thotë se një efektiv i rrugores është sharë dhe ofenduar nga biznesmeni sapo ka vendosur masa administrative për disa automjete të cilat ishin parkuar gabim në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, fakt ky i mohuar nga biznesmeni Neranxi.