Një muaj pas atentatit me 2 viktima në Rinas, Gilmand Dani, krahu i krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, dhe shoku i tij Muçi Shaljani Sheqeri, ngjarja vijon të mbetet e pazbardhur. Në mungesë të provave, hetuesit po përpiqen të identifikojnë persona të botës së krimit që mund të kenë dijeni, për t’i marrë në pyetje. Mbrëmjen e së martën, një 35-vjeçar nga fshati Halili me inicialet B. Xh. u pyet gjatë për atentatin, por pas disa orësh u la i lirë. I riu e ka shtëpinë shumë afër vendit të ngjarjes në Halil, ku ekzekutorët shkrumbuan makinën tip “Toyota” me të cilën u larguan pasi kryen ekzekutimin mafioz pranë rrethrrotullimit të Rinasit.
B. Xh. mohoi para hetuesve të ketë lidhje me ngjarjen, pasi në ato momente, sipas tij, nuk ka qenë në banesë dhe nuk kishte parë lëvizje të autorëve të mundshëm. Përveç afërsisë së shtëpisë me vendin ku u dogj makina, e shkuara kriminale e të riut e bëri policinë të dyshonte se mund të ndihmonte në hetime. Më herët rezulton të jetë dënuar për vjedhje me dhunë, të cilin e ka shlyer.
Policia ka marrë edhe rezultatet e ekspertizës së armëve të gjetura në automjetin e djegur, 3 kallashnikov dhe 1 pistoletë, të cilat sipas burimeve mësohet se nuk janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Disa ditë pas atentatit, në fshatin Zall, jo shumë larg vendit ku u dogj makina “Toyota”, u zbulua një banesë me arsenal armësh, në pronësi të Ylli Zallës, i shpallur në kërkim. Fillimisht u dyshua se autorët mund t'i kishin siguruar armët në këtë banesë, por ekspertiza e përjashtoi këtë pistë. Autoritetet janë në pritje të disa letërporosive nga vende të BE-së, ku gjatë muajve të fundit udhëtoi Gilmando Dani, për të verifikuar personat që ka takuar dhe aktivitetin atje. Mes tyre është edhe Spanja, e fundit që vizitoi.
Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, agjent i AMP-së, i rekrutuar në një mënyrë të dyshimtë vetëm në muajin shtator, u qëlluan me breshëri plumbash kallashnikovi sapo u afruan në rrethrrotullimin e Rinasit. Nga një makinë “Toyota” dolën 3 persona, të cilët u larguan nga aty vetëm pasi u bindën se Dani nuk mbijetonte.
Komente










Mire ja ben. Me shume duhen te hiqennnn
PërgjigjuÇa ke o Gim “gangsteri” ?? Të pat bo gjo keq ty apo na nji robi që ti njef? Rri Gim se ca rob të zhdukin dhe nga varri..