Ylli Zalla, 48 vjeç, i shpallur në kërkim, dyshohet se është një prej bashkëpunëtorëve të grupit gjakftohtë të atentatit te rrethrrotullimi i Rinasit ku mbeti i vrarë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani, dhe u plagos miku i tij agjent i AMP-së, Muçi Shaljani (Sheqeri), pasditen e 11 nëntorit.
Automjeti tip “Toyota”, i përdorur nga “toga e pushkatimit”, dyshohet se ka dalë nga shtëpia e tij në Zall të Fushë Krujës, dhe më pas është nisur për të kryer vrasjen makabre, ngjitur me shtatoren e Nënë Terezës.
Policia e Tiranës në operacionin “Tracking”, në kërkim të autorëve të atentatit, në shtëpinë e Ylli Zallës, një personazh problematik dhe të shkuar kriminale, gjeti dhe sekuestroi një arsenal të tërë armësh. 48-vjeçari dyshohet se në atentat ka pasur rol ndihmës, për sigurimin e armëve që u përdorën në krimin e rëndë. Në shtëpi iu gjetën 3 kallëpë tritoli, 12 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë, 3 ndezës granatash, kapsolla detonatorë me 5 celularë, 2 automatikë, 2 pushkë, 8 krehra, pjesë armësh, 6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe 2 kg e 25 gramë kanabis sativa.
Ylli Zalla nuk është emër i panjohur për policinë. 11 vjet më parë është arrestuar për po të njëjtën vepër penale, prodhim të bombave artizanale, dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge. Në atë kohë dyshohej për lidhje me grupin ISIS për rekrutime të shqiptarëve për xhihad. Vite më parë ai kishte kërcënuar me jetë edhe pronarin e një kompanie çimentoje në Fushë Krujë. Kapja e Ylli Zallës është pika ku policia mbështet zbardhjen totale të vrasjes. Armët dhe materialet e gjetura në shtëpinë e tij do të ekspertohen, në përpjekje për gjurmimin e personave të tjerë që mund të kenë gisht në krimin e rëndë.
Gilmando Dani dhe miku i tij Muçi Shaljani u qëlluan me breshëri plumbash kallashnikovi sapo doli nga rrethimi i aeroportit. Nga një makinë dolën 3 persona më armë në dorë dhe bënë shosh me plumba makinën “Mercedez Benz” të bardhë që drejtohej nga Shaljani, i cili në shtator ishte bërë pjesë e AMP-së si agjent, në një procedurë në shkelje të ligjit. Atentatorët u larguan nga kasaphana që vetë krijuan, vetëm pasi u bindën se shënjestra Gilmando Dani ishte vrarë. Më tej dogjën makinën në fshatin Halil, bashkë me armët që terrorizuan aeroportin.

40-vjeçari Muçi Shaljani Sheqeri, i plagosur në atentatin pranë aeroportit të Rinasit, ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, ai vazhdon të mbahet i intubuar nën kujdes intensiv.
Ylli Zalla, u shpall në kërkim nga Policia, pasi iu gjet arsenal armësh në banesën në Fushë-Krujë. Nga e njëjta banesë dyshohet se ka dalë edhe mjeti i autorëve të atentatit mafioz në Rinas, të cilët Zalla i ka ndihmuar për të siguruar edhe armët. Ylli Zallës iu gjetën në banesë 3 kallëpe tritol, 12 granata dore, 4 armë zjarri, 6 mijë fishekë, 5 bomba me telekomandë dhe mbi 2 kg kanabis.
Ylli Zalla nuk është një emër i panjohur për blutë. Ai ka rënë në pranga edhe në vitin 2014 për prodhim të bombave artizanale. Në ato kohë, Zalla dyshohej për lidhje me grupet terroriste të ISIS, që dërgonin shqiptarë për të luftuar në Siri. Ai u arrestua, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Krujë kishte caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg për "Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Nuk dihet nëse ai është dënuar për këtë çështje.
Në këto foto më poshtë mund të shihni edhe ndryshimin drastik të tij ndër vite. Në këto foto, ai shfaqej me mjekër dhe pozonte edhe me kallash në duar.

Si dukej Ylli Zalla
Ndërsa në foton tjetër mund të shihni se si duket ai aktualisht.

Si duket Ylli Zalla aktualisht
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për arsenalin e armëve të sekuestruar në fshatin Zall të Fushë-Krujës. Arsenali u gjet në banesën e Ylli Zallës, 48-vjeçar, i shpallur në kërkim, dhe po hetohet lidhja e tij me atentatorët që ekzekutuan Gilmando Danin dhe plagosën mikun e tij, Muçi Shaljani.
Në banesë u gjetën: 3 kallëpë tritol; 12 granata dore sulmuese; sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina); 3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë; 4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh; 6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm; 2 kg e 25 gramë Cannabis.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Zhvillohet operacioni policor i koduar “Tracking”, nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë.
Operacioni, ende në vijim në rrethin Krujë, në kuadër të punës intensive hetimore dhe operacionale, me objektiv zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së datës 12.11.2025, te rrethrrotullimi i Rinasit.
Zbulohet një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë, ku mbahej arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni.
Gjatë kontrolleve, u gjetën në këtë banesë:
-3 kallëpë tritol;
-12 granata dore sulmuese;
-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);
-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;
-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;
-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
-2 kg e 25 gramë Cannabis.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi Y. Z., 48 vjeç.
Punohet intensivisht për kapjen e tij, si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari, me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit.
Operacioni policor i koduar “Tracking”, vijon.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se arsenali që u zbulua në Fushë Krujë ka qenë i Ylli Zallës, një person me precedent të mëparshëm kriminal. Nga banesa e tij dyshohet gjithashtu se ka dalë makina e vrasësve të Rinasit.
Komente










Po mire fjala mbikqyrje nuk i thote gje policise? Pse duhet te kete ngjarjw qe te kete kontrolle te tilla? Tja dyfishoj rrogen apo Me shume po pastaj te bejne punen mos kete me justifikime
PërgjigjuKur eshte arrestuar per here te pare,u akuzua vetem per armembajtje pa leje dhe narkotike,denim qe as qe dihet t'a kete bere,por dyshoj qe edhe nese e ka bere,ka qene pak,fale gjykimit te shkurtuar e bashkimit te denimeve per akuzat.Ky mjekercjapi /i reformuar/ duhej denuar per narkotike,terrorizem dhe jo thjesht per armembajtje pa leje,por per arsenal pa leje(nese kodi penal nuk e ka,do te ishte mire t'a kishte sepse ne opinionin tim,nuk mund te denohesh vetem 7 vjet kur ke nje arsenal pa leje,njelloj sikur ke vetem nje pistolete),per te mos folur per gjykimin e shkurtuar e bashkimin e denimit per cdo akuze,kur duhej te vuante denimin ne menyre konsekutive per cdo akuze.Sikur Kodi penal t'i kishte ligjet me te rrepta e drejtesia jone te bente vertet detyren e saj,ky sot duhet te ishte akoma ne qeli.
PërgjigjuPolicia ngaqe nuk ka asnje sukses ne luften kunder krimit, zbaton moton: S’KE ÇFARE I BEN GOMARIT, I BIE SAMARIT, dmth: per çdo ngjarje kriminale nuk gjen autoret, por na “gjen” baza armatimi, kujtojme dhe ngjarjen e Shkodres ne 8 shtator 2025
PërgjigjuTeleban terrorist
PërgjigjuNuk ka lidhje me atentatin ky jo . Mos e merrni ne qaf kot , arme ka pas gjithmon ky po sesht per atentate
Përgjigju@Tani po kot keta te degjeneruarit e policise kete jane te implikuar vete ketej marrin ne qafe tjetrin qe ska lidhje fare me atentatet vetem se tjetri mban arme eshte i apasionuar.
O njërës mos e vrisni për këta mostra,ku t'a gjesh që një sahat e më parë të hanë kokat e njëri tjetrit .Zot na ruaj e mbaji dorën ndaj të pafajshmëve,pa këta atë që kërkojnë e gjeçin sa më parë.... bile dhe policia ti bëjë sehir kur të qërohen nga kjo tokë.
PërgjigjuPuna eshte se ne rinas shpetuan per qime njerez te pafajshem...
HEEEEEEEEE TANI QENKE RRUJT QENKE QETH........
PërgjigjuShtet e polici leshi.Kriminel i rrezikshem dhe i ish denuar per te njejtat krime dhe askush se mbikqyr.Te vdesin dhe ca para se keta te mesojne te bejne punen e tyre per te cilen paguhen.
PërgjigjuThem qe e kane mbikqyre perderisa e dine qe makina doli prej aty or teeeejjjjj
hoxha pra shok i doqes
Përgjigjume precedent kriminal thuhet? eshte denuar me pare? po policia a i mban ne mbikqyrje keta lloj sureterish se cfare bejne me cfare merren kur dlain nga burgu apo kur jane te skeduar? apo po kerkoj shume me kete qe shkruaj. meqe ra fjala, cfare u be me vetingun ne polici si shkoi? apo cdo gje mire, te gjithe e kaluan perfshi dhe Muci Sheqerin.
PërgjigjuBehu gati o yllo se si rozafado te murrosin tani, po te gjeti renea ke pak fat se dhe ne burrg do ta rrjepin tullen
PërgjigjuKUSH FOLI ARABISHT KTU??? DUHET ME I LUFTUE TURQIT. FJALË E URT NGA I MADHI "GJERGJ KASTRIOTI".
@Parku @MK4 atë nuk e dijmë do pësojë gjë Ylli apo pala tjetër dhe sa për gango nqs ai që ka frikë Allahun gango do ndërrojë jetë, rrini të qetë, mos kini siklet po shihni veten tuaj me këto mendime që keni se e paskeni lepurin në bark, dukeni që jeni të pa udhëzuar dhe pa iman.
Te gjithe jane gango kta deri kur vjen dita qe vjen golfi me prangat!
Pse duhet të vritet një njeri dhe të gjëndet mbrapa arsenal armësh mo banditë polici ?
PërgjigjuPo ca plehra me pak mo burre ska ndonje gje te keqe