Nga sot ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi dhe jo në një nga qelitë e burgut të Kosovës në Lushnje ku po vuante dënimin me 3 vjet e 4 muaj dhënë në muajin shkurt 2022. Disa orë pas vendimit, ka bërë një reagim në Facebook ku thotë se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi ndërsa falenderon të gjithë ata që i besuan. Për ata që thotë se gënjyen, i jep mesazhin duke i thënë se i kujtuan çmimin e të vërtetës.

Vendimi për lirimin me kusht është marrë sot (2 qershor 2023) nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu e cila pranoi kërkesën e bërë nga avokatët e Tahirit, pesë muaj më parë. Kështu Saimir Tahiri u lirua nga burgu një vit e 8 muaj para përfundimit të dënimit  "për shpërdorim detyre".  

Shkak për vendimin u bë një raport i mjekësisë ligjore që shkruante se bashkëshortja e ka të pamundur për shkak të gjendjes shëndetësore dhe se ish-zyrtari i lartë do të kujdeset për dy fëmijët e mitur. Kështu Saimir Tahiri rifiton lirinë pas gati 16 muajsh në qeli. Dënimin e mbetur do ta kalojë në shtëpi dhe sipas vendimit të Gjykatës, mund të lëvizë nga banesa vetëm “për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare kur Shërbimi i provës është dakord”.

Avokati mbrojtës Maks Haxhia e quajti vendim të drejtë pasi Tahiri plotësonte kushtet e dënimit alternativ dhe pjesën e mbetur të dënimit, 1 vit 8 muaj e 15 ditë burg do e kryejë në shtëpi. Për gazetarët renditi argumentet siç tha ai që kanë bindur gjyqtaren.

Kuptohet që ish ministri i Brendshëm në këtë rast nuk mund të pretendohet se ka rrezikshmëri të theksuar shoqërore për këtë vepër. Ti ketë ngelur më pak se 2 vjet. Nga 3 vjet e 4 muaj i kanë mbetur 1 vit e 7 muaj e 11 ditë. Ka dy fëmijë në ngarkim. Bashkëshortja vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat është në pamundësi t’i shërbyer fëmijëve." tha Maks Haxhia në një prononcim për median. 

Avokati tha se vendimi është i pa apelueshëm, pasi edhe prokurori Mustafa Turku ishte shprehur dakord me lirimin e ish-zyrtarit të lartë si pasojë e përmbushjes së kritereve ligjore. Në dosjen e gjykatës, është përfshirë edhe një raport i burgjeve, ku theksohet se ish-zyrtari i lartë ka pasur sjellje shembullore gjatë vuajtjes së dënimit.

Kjo sjellje e ish-ministrit, duket se është vënë re edhe nga të dënuarit e tjerë, sipas avokatit Maks Haxhia.

Rreth orës 13:30 Policia e shtetit ka shoqëruar ish ministrin e brendshëm për në banesën e tij në Tiranë pranë zonës së Kodrës së Diellit.

Nga dënimi tek lirimi
Lirimi edhi në një proces gjyqësor të nisur nga fillimi i këtij viti në gjykatën e Elbasanit nga avokatët e Saimir Tahirit. Ata paraqitën para gjyqtares një dokument të firmosur nga katër ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilët shprehen se problemet shëndetësore të bashkëshortes ia pamundësojnë asaj kujdesin për fëmijët, duke ia kaluar këtë përgjegjësi ish-ministrit, i cili nuk mund ta përmbushte nga qelia.

Reagon Opozita
Në lidhje me lirimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka pasur edhe reagime nga opozita. Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar në PD, thotë se vendimi i marrë nga gjykata ishte politik e një turp për drejtësinë. Ndërsa Sali Berisha tha se ai është liruar me urdhër të Edi Ramës, pasi e kishte paralajmëruar (Tahiri) se do të zbërthente lidhjet e tij e të Olsi Ramës me bandat e drogës.

Denimi 
Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".  Nga salla e gjyqit, menjëherë pas vendimit, Tahiri u dërgua në burgun 313, ku qëndroi në pritje derisa drejtoria e burgjeve vendosi ta transferojë në qelitë e Fierit, për shkak se atje, nuk kishte persona që kishin pasur konflikt me ish-ministrin. Së fundmi ishte vendosur në burgun e Lushnjes.

Ai qëndroi vetëm një vit e katër muaj në qeli, fillimisht në Fier e më pas në burgun e Kosovës në Lushnje.

Përballja vijon
Ish ministri i Brendshëm, u vu nën hetim në vitin 2017, nën dyshimet se ai kishte lidhje me një grup kriminal të drejtuar nga vëllezërit Habilaj, të akuzuar për trafik lëndësh narkotike drejt Italisë dhe përballja me drejtësinë është një odise e gjatë nga një gjykatë tek tjetra e cila nuk mbyllet sot.

Në fillim të procesit gjyqësor ish Prokuroria e Krimeve të rënda e akuzoi Tahirin për trafikim narkotikësh në bashkëpunim me grupin e drejtuar nga Moisi Habilaj dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.

Prokuroria përmendi në akt-akuzë përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa përcaktuar rolin konkret të tij. Për këtë akuzë, prokurorët kërkuan 12 vjet heqje lirie, por gjykata në shtator 2019 rikualifikoi veprën penale ndaj ish-ministrit dhe e dënoi atë vetëm për shpërdorim detyre, duke dhënë ndaj tij 3 vjet burg, të konvertuara në shërbim prove.

Prokuroria e kundërshtoi vendimin në gjykatën e Apelit, e cila vendosi prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes në shkallën e parë.

Më pas dosja çështja shkoi deri në Gjykatën e Lartë, ku avokatët kërkuan pafajësi me pretendimin se akuza nuk mund të ndryshohej në gjyq, por dosja u rikthye në gjykatën e Apelit duke gjetur të drejtë rikualifikimin e veprës penale.

Apeli i GJKKO u vendos në vështirësi për shqyrtimin e çështjes për shkak të numrit të gjyqtarëve që ishin konsumuar më herët me këtë çështje.

Vendimi i dënimit përfundimtar ndaj ish-ministrit u dha nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i huazuar nga Apeli i Vlorës.

Sipas gjyqtarit, ish-ministri fajësohet për mosveprime në raport me grupin kriminal të Moisi dhe Artan Habilajt që kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit për të shmangur zbulimin e parcelave me kanbis dhe kapjen e ngarkesave me drogë që trafikoheshin në Itali. Gjyqtarët vlerësuan se Tahiri ka pasur përfitime të padrejta nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj duke dëmtuar interesat e shtetit.

Tani përballja do të vijojë në Gjykatën e Lartë ku Saimir Tahiri ka bërë rekurs vendimin e Apelit por dhe prokuroria gjithashtu kërkon që Saimir Tahiri të mos dënohet vetëm për shpërdorim detyre por për favorizim të trafikut drogës drejt Italisë të një grup kriminal të drejtuar nga vëllezërit Habilaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:11
Saimir Tahiri reagon pas lirimit: Do vazhdoj të kërkoj drejtësinë! Ata që gënjyen më kujtuan çmimin e të vërtetës

1685698450_saimirtahiri.jpg

Saimir Tahiri ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga qelia pas 16 muajve në burg. Në postimin e tij në Facebook, Tahiri falenderon të gjithë ata që e mbështetën dhe i besuan si dhe një mesazh e kishte për ata që thotë se gënjyen duke i kujtuar çmimin e të vërtetës.

"Do vazhdoj të kërkoj drejtësinë, siç kam bërë deri më sot. Të falenderoj me zemër ty që ke besuar gjithmonë te gjithçka jam e kam bërë unë! Faleminderit dhe ty që ke gënjyer gjithmonë, duke më kujtuar çmimin e të vërtetës.

Pata mundësi të njihja padrejtësine përballë. Tani kam mundësinë të kërkojë të drejtën pa kursim! Faleminderit pamase të gjithë!" - shkroi Tahiri në Facebook.

Ora 13:59
Lirimi i Tahirit, ish ministri i Brendshëm del nga burgu i Lushnjës! Shoqërohet nga policia për në banesë

1685707244_202202042034000402220694syPCdG01068x815.jpg

Policia e shtetit po shoqëron ish ministrin e brendshëm për në banesë. Tahiri ka dalë nga burgu i Lushnjës dhe do të shoqërohet në banesën e tij në Tiranë pranë zonës së Kodrës së Diellit.

Ora 13:19
Report Tv siguron vendimin për lirimin e ish-ministrit Saimir Tahiri

1685706248_1685704682tahiri.jpg

Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi ka siguruar vendimin për lirimin e ish ministri Saimir Tahiri. Sipas këtij vendimi, ish ministri i mbetet të kryejë në shtëpi 1 vit e 8 muaj e 15 ditë pjesë e dënimit. Ai do të lejohet të kryejë të gjithë shërbimet e nevojshme për fëmijët e tij në ngarkim. Tahiri do të ketë kontakt me shërbimin e provës.

Gjykata e Elbasanit vendosi:

1. Pranimin e kërkesës

2. I dënuar Samir Bashkim Tahiri. i datëlindjes 30.10. 1979, bazuar ne nenin 59/a, Shkronja "b* te Kodit Penal, pjesën e pavuajtur të dënimit me burgim prej 1(një) vit, 8(tete) muaj dhe 15(pesëmbëdhjete)dite, ta vuajë me "Qëndrim në shtëpi në adresën e banimit: Rruga "Kodra e Diellit", pallati Nr.3, Bashkia Tirane.

3. Lejohet i dënuari Samir Bashkim Tahiri, që gjatë periudhës se qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord.

Ora 13:07
Avokati zbulon bisedën e Tahirit në qeli me një kriminel: Më vjen shumë turp që po dal unë dhe ti je në burg! Ja ironia e gazetares

 

Teksa u prononcua për gazetarët, Maks Haxhia ndau një moment ku një person me precedent të theksuar penal teksa dilte nga burgu i kishte shprehur keqardhje Tahirit që vuante ende dënimin. E ndërsa rrëfeu këtë, një gazetare nuk e kurseu ironinë.

"Para disa kohësh u lirua një person me precedent të theksuar kriminal dhe duke dalë i tha: Më vjen turp që dal unë nga burgu dhe rrini ju."- tha ai

Gazetarja: Paska bërë shoqëri Tahiri në burg

Maks Haxhia: Normale

Ora 12:48
Lirimi i Tahirit, avokati: Kontakt me shërbimin e provës! Ka rrezikshmëri të ulët, do kujdeset për fëmijët e mitur

 

Avokati i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit është prononcuar për mediat pas lirimit të tij nga qelia. Maks Haxhia thotë se në gruaja e tij për shkak të problemeve me shëndetin, nuk mund të kujdeset për fëmijët e mitur. Si rezultat, duke patur fëmijë në ngarkim, Tahiri do të lirohet me kusht dhe do të ketë kontakt telefonik me shërbimin e provës. 

“Kushte sipas Kodit Penal

Vepra për të cilën është dënuar kërkuesi duhet të jetë e rrezikshmërisë së ulët. Kuptohet që është dënuar për shpërdorim detyre  gjë gjasat janë që me ndryshimin e ri të Kodit Penal të hiqet fare si vepër penale.

Vetë personi të paraqesë rrezikshmëri të ulët shoqërore.

T’i ketë ngelur më pak se dy vite

Të ketë fëmijë të mitur në ngarkim

 Bashkëshorti që nuk është i dënuar duhet të jetë në pamundësi shëndetësore dhe në këtë rast bashkëshortja e tij vuan nga një sëmundje që është në pamundësi për t’u shërbyer fëmijëve. Këto kanë qenë 5 kushtet që Gjykata i ka marrë në shqyrtim.

 Gjykata në 5 muaj e ca ka arritur në konkluzionin konkret. Ka rrezikshmëri të ulët

Kushtet janë të përcaktuara, do mbajë lidhje me shërbimin e provës, plotësimi e nevojave familjare. Nuk do të paraqitet në shërbim prove por do të ketë kontakt telefonik. Ky vendim nuk apelohet.

Erdhën 3 grupe të ekspertizën. Tahiri nuk ka probleme me shëndetin.”- thotë Maks Haxhia.

Ora 12:32
Lirimi i Saimir Tahirit, prokurori Mustafa Turku shprehu dakordësinë

 

Lirimi i Saimir Tahirit është dhënë dhe me pëlqimin e prokurorit Mustafa Turku. Ish ministri i Brendshëm Tahiri lë sot burgun e Lushnjës dhe do të vuajë dënimin në shtëpi.  

Ora 12:24
'Nuk është e aftë të kujdeset për fëmijët!' Zbulohet ekspertiza mjekësore që liroi Saimir Tahirin

 

Report TV mëson se ekspertiza mjekoligjore që i dha lirimin nga burgu është e bashkëshortes së tij.

“4 ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë firmosur ekspertizën mjekoligjore sipas së cilës bashkëshortja e tij nuk është e aftë të kujdeset për fëmijët” informon gazetarja Keti Banushi.

Ish ministri i Brendshëm është babai i dy fëmijëve. 

Ora 12:14
Sot lë burgun e Lushnjës, si arriti Saimir Tahiri të fitonte ‘lirinë’ pas 16 muajsh në qeli

1685700950_TahiriMaksHaxhia.jpg

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do lëri sot burgun e Lushnjës dhe do të vuajë 1 vit e 7 muaj e 11 ditë burg në shtëpi.  Ishte vendimi i Gjykatës së Elbasanit la Tahirin të vuajë pjesën tjetër të dënimit në shtëpi dhe jo më në burgun ‘Kosova’ të Lushnjës.

Tahiri u dënua më 4 shkurt 2022 me 5 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 3 vite e 4 muaj burg, teksa prej muajsh kishte kërkuar lirinë nga Gjykata

Ish-ministri qëndroi përafërsisht rreth 16 muaj burg qeli. Fillimisht ka qenë në qeli në Peqin dhe më pas në burgun e Lushnjës. Për avokatin e tij, ai përmbushte çdo kusht për dënimin alternativ.

Ish-ministri është liruar me kusht pasi gjatë përballje me gjykatën kishte kryer pjesën më të madhe të dënimit, duke qenë se një pjesë e kishte kaluar në shërbim prove gjatë dhënies së vendimit.

Tahiri sipas prokurorisë, rezultonte se kishte favorizuar grupin kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, i cili kishte funksionuar në shtetin italian. SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin, por GJKKO vendosi ta rikualifikojë veprën penale dhe e dënoi atë vetëm për shpërdorim detyre me 5 vite burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 3.4 vite burg.

Ora 12:10
Lirohet Saimir Tahiri, Report TV mëson se ekspertiza mjekësore që bindi gjykatën nuk është e tij por e një familjari

 

Ende nuk është zbardhur vendimi i Gjykatës për të mësuar më shumë por avokati i tij Maks Haxhia është shprehur se vendimi është i drejtë sepse klienti i tij plotësonte kriteret që ka përfunduar më shumë se gjysmën e dënimit.

Ndërkohë Report TV mëson se ka qenë ekspertiza mjekësore e një familjari dhe jo e ish ministrit që ka bindur gjykatën. .

“   Ekspertiza mjekësore nuk është për të por për një familjar. Nuk e dimë nëse është për bashkëshorten e tij apo nënën e tij. Do të jetë vendimi i zbardhur që do të zbulojë këtë” informon gazetarja e Report TV, Keti Banushi.