Lirohet Shefqet Krasniqi, u arrestua
nën dyshime për terrorizëm

Lirohet Shefqet Krasniqi, u arrestua<br />nën dyshime për terrorizëm
Lirohet Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi  disa orë pasi është arrestuar nga policia. Sipas mediave në Prishtinë, ai është lënë i lirë disa orë pasi është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës.


Ja si u arrestua imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi

Imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit. Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, sipas të cilës është shoqëruar si një person i dyshuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos-durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.
 
“Si rezultat i vazhdimit të hetimeve, në ndërlidhje me operacionet policore të realizuara kohë më parë, sot me datën në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, sipas urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, ka ndërmarrë një operacion për zbatimin e urdhër kontrollit në dhjetë (10) lokalitete, duke përfshirë rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Gjilanit, Pejës dhe Prizrenit. Ky operacion policor ka rezultuar me shoqërimin e një personi të dyshuar me inicialet (Sh. K.) ”, theksohet në një njoftim të policisë.

Policia sipas mediave në Prishtinë në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar dëshmi si pajisje elektronike dhe materiale të ndryshme që ndërlidhen me veprën penale. Ndërkohë hetimet sipas policisë së Kosovës do të vijojnë.
 
 Nga ana tjetër Zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu ka thënë  se Bashkësia Islame e Kosovës do të jetë përkrah institucioneve të vendit.


shefqet krasniqi


Javë më parë, Polica e Kosovës arrestoi më shumë se 40 të dyshuar për terrorizëm, nga të cilët para pak ditësh disa janë liruar për mbrojtje në liri, me detyrimin që të paraqiten në Polici. 


Ekstremizmi islamik është cilësuar si një rrezik global, prrandaj vendet demokratike u kanë bërë thirrje të gjitha vendeve të botës që t’i bashkojnë forcat për ta parandaluar.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje