TIRANË - Gilmando Dani, shoku i ngushtë i Emiljano Shullazit është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Tiranës. Sipas vendimit Danit, i ka përfunduar masa e dënimit prej 1 vit burg të dhënë për akuzën e “Armë mbajtjes pa lejë”.

Dani së bashku me Shullazin u arrestuan një vit më parë në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet teksa ishin duke qëndruar pranë një makine me targa të Kuvendit të Shqipërisë. Teksa ishin duke qëndruar një patrullë policie është afruar afër tyre dhe se efektivët kanë vënë re se Emiljano Shullazi ka nxjerë një pistoletë dhe ka tentuar të hedhë, por sipas tyre arma ka rënë në kofjon e makinës dhe se pikërisht në këtë moment Dani përpiqej ta rëzonte atë në tokë, në mënyrë që të mos vihej re nga forcat e Patrullës së Përgjithshme.

(eq/aq/shqiptarja.com)