Liroi lordin e drogës, gjyqtari Petraq Çuri nuk justifikon 700 milionë lekë (të vjetra) pasuri: Ka punuar vjehrra në Greqi, fitova në firmat piramidale

Gjyqtari i Durrësit Petraq Çuri rrezikon të shkarkohet nga detyra për mungesë justifikimi të një pjese të pasurisë së deklaruar me burime të ligjshme të ardhurash. Gjyqtari u paraqit ditën e djeshme para Komisionit të Vetingut për t’u njohur me rezultatet e hetimit vetëm për kriterin e pasurisë, pasi gjetjet duket se kanë krijuar bindjen tek trupi gjykues për shkarkimin nga detyra të Petraq Çurit, pa u ndalur tek dy kriteret e tjera, profesionalizimi dhe pastërtia e figurës. Nga verifikimi i pasurive të gjyqtarit, trupi gjykues i përbërë nga Roland Ilia, Suela Zhegu, Genta Tafa Bungo, ka arritur në konkluzionit se Petraq Çuri nuk justifikon një pasuri me vlerë rreth 700 milionë lekë të vjetra.

Sipas dosjes së verifikimit, gjyqtari i Durrësit Petraq Çuri nuk justifikon një apartament dhe garazh në Tiranë, blerë në vitin 2007 për 84 mijë euro, një shtëpi me dy kate në Dhërmi deklaruar 15 milionë lekë si dhe një makinë me vlerë 26.3 mijë euro. Gjyqtari ka blerë edhe dy apartamente në Vlorë, duke pretenduar se këtë pasuri i janë dhuruar bashkëshortes nga nëna e saj, por KPK-ja ka konstatuar se në kontrata e blerjes së apartamenteve shënohet se vlera është shlyer jashtë zyrës noteriale.

Komisioni i Vetingut ka parë me dyshim edhe një pasuri, sipërfaqe toke 8.8 mijë m2 në Dhërmi, që bashkëshortes së gjyqtarit ia ka dhuruar nëna e saj. Vajza e gjyqtarit ka në pronësi një garazh, të cilin pretendon se ia ka dhuruar gjyshja. Por, vajza nuk ka qenë në Shqipëri kur është bërë dhurimi. Petraq Çuri nuk ka bashkëpunuar me KPK-në për të treguar shpenzimet për shkollimin e vajzës në Angli.

Petraq Çuri ka deklaruar 42 milionë lekë ose rreth 400 mijë USD të ardhura nga puna e tij si avokat për periudhën 1993-2010, të ardhurat nga puna e bashkëshortes nga viti 1987 e në vijim, interesat bankare në vite në ish-firmat piramidale dhe interesa në Bankën e Kursimeve. Nga kjo shumë, Komisioni i Vetingut i ka njohur si të ligjshme vetëm rreth 60 mijë USD. Gjyqtari ka deklaruar edhe rreth 60 mijë USD të ardhura nga qiradhënia e dhomave të banesës në Dhërmi, por KPK-ja i ka konsideruar si fiktive.

Për të justifikuar këtë pasuri, gjyqtari i Durrësit Petraq Çuri ka pohuar se ka fituar nga qarkullimi i parave në ish firmat piramidale të vitit 1996, ku interesi sipas tij ishte deri në 30 %. Gjyqtari ka theksuar se vjehrra e tij ka punuar në Greqi. Çuri kërkoi nga Komisioni i Vetingut që të njihte 40 mijë euro nga puna vjehrrës së tij në Greqi. Gjyqtari, i cili mbrohej nga avokatja Antoneta Sevdari, e shkarkuar nga Vetingu si prokurore, pretendoi të ardhura nga puna dhe pensioni i prindërve të tij.

Gjyqtari i Durrësit Petraq Çuri është lakuar në publik në korrik të vitit 2017 pasi liroi nga burgu Alket Hatinë, i konsideruar nga mediat si lordi i drogës në Milano. Alket Hatija u arrestuar në 8 korrik 2017 për llogari të autoriteteve italiane, në funksion të ekstradimit në Itali, ku ishte dënuar me 20 vite burg për trafik droge, pasi vetëm gjatë një viti ka arritur të trafikojë në Milano 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro.

Por, në 11 korrik 2017, gjyqtari Petraq Çuri e liroi nga burgu Alket Hatinë. Ministrja e Drejtësisë në atë kohë, Etilda Gjonaj, i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë hetimin disiplinor dhe shkarkimin e gjyqtarit Çuri, me pretendimin se ka kryer shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit në dhënien e vendimit për mosmiratimin e arrestit të shtetasit Alket Hatija dhe lirimin e tij. Kërkesa nuk u pranua nga KLD-ja.

Në korrik të vitit 2015, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Lartë të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave e kallëzoi penalisht gjyqtarin e Durrësit, Petraq Çuri, për të mosdeklarimit të pasurisë.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 27/07/2023 09:07

    po mire mor shtet legen, pse nuk i sekuestrohet pasuria e pajustifikuar ketij...pu pu puuu vjerra ketij i dhuron para me pension 100 000 mi leke.

    Përgjigju
  • Eri Cikes: 12/05/2023 10:22

    Mjer per shqiptaret, merja pasurin, shtepine ca ka ca ska futi ne burg. Qe kur te dali te bredhi rrugeve te Tiranes.

    Përgjigju
    • Greis: 12/05/2023 11:44

      TE ISHTE NE SHTET EU KYT PERVEC BURGUT DO E LENIN FAMILJARISHT VETEM ME ROBAT E TRUPIT.... POR JEMI NE SHQIPRI DHE ESHTE E PAMUNDUR DHE AS TE MENDOHET DICKA E TILLE...

  • Sala: 11/05/2023 19:52

    Hahahahaha i madh Petraqi......vjehrra thote,sa qesharak je o plak

    Përgjigju
  • Pleshti: 11/05/2023 17:34

    O qetrap..po te kishe ndonjè kompani prodhimi do të thoshja:te lumte!!! Por me qè je gjyqtar dhe me vjerrè te pasur po te them:të qifshin rracen shqiptaret!! Kaq!!!

    Përgjigju
  • hektor: 11/05/2023 16:57

    Shikoni cfar kriminelash ka drejtesia, ketij hajduti i paska punuar vjerra ne Greqi, po ku ne bordello ka punuar...

    Përgjigju
    • Plehra: 11/05/2023 17:47

      Ky bashke me te tjere si florika, shpetimja, eda etj jane plehrat e gjykates durrsit

  • vlora1: 11/05/2023 16:26

    O zot sa me fat eshte petraqi.Vetem dhurata nga gjyshja e gruas dhe vjehra,se me prinderit nuk fliste.Ky qendron ne majen e piramides se gjyqtareve hajdut dhe te koruptuar.Konfiskimi i pronave te ketij qelbesires eshte me e pakta qe mund te bej SPAK

    Përgjigju
  • [email protected]: 11/05/2023 15:30

    Po

    Përgjigju
  • populli: 11/05/2023 15:29

    ca i kane bo ktij veni mer ejjjj...popull sa i pasur paske qene, 77 lekure te kane rrjep !

    Përgjigju
  • like: 11/05/2023 15:02

    Shume mire qe tregoni qe nuk i justifikon te ardhurat e teperta, po a i d’émues trin shteti keto para te pajustifikuara apo ju a le ketyre banditeve te vazhdojne jeten luksoze qe nuk e meritojne. Nuk ma merr mendja qe vjerra e ketij bente ndonje pune te paguar mire ne greqi

    Përgjigju
  • Alb: 11/05/2023 14:57

    Nëse nuk i justifikon dot, atëherë në të njëjtën kohë të fillojë edhe konfiskmimi. SPAK mos të bëjë vetëm konfiskimin e pasurive të personave që janë kapur me 10 kg hashash. Po të llogarisësh dëmin që i ka bërë ky person shoqërisë, SPAK duhet të ishte në alarm.

    Përgjigju
    • Artan: 11/05/2023 21:13

      Ate po mendoja dhe une. Nuk burg nuk i con njeri, te pakten tju kofiskojne ato prona qe nuk i justifikojne dhe qe nuk kane fshehur! Drejtesi e cuditeshme .

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim