TIRANË- Në një kohë që vijojnë përshkallëzohen luftimet mes Izraelit dhe Hamasit në Palestinë duke shkaktuar dhjetëra viktima të pafajshëm mes tyre dhe fëmijë, dhjetëra qytetarë kanë protestuar sot në sheshin "Skënderbej" në Tiranë.

Me pankarta në duar dhe me thirrjet “Lironi Palestinën”, "Na fal Palestinë se nuk do të përgjigjemi dot" dhe "Stop Genocidit", qytetarët shprehën mbështetjen e tyre pro këtij shteti dhe kundër luftimeve të përgjakshme me Izraelin.

Mes të pranishme në shesh kishte të rinj dhe gra besimtare myslimane.