TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është zgjedhur zëvendëspresident i Internacionales socialiste. Lajmi është bërë publik nga vetë Rama në Twitter ndërsa ndodhet në Lisbonë ku zhvillohen punimet e Këshillit të Internacionales Socialiste.
“Me krenari për familjen tonë politike, Partinë Socialiste, ju njoftoj për zgjedhjen time Zv.President i Internacionales Socialiste”, -thotë Rama në Tëitter.
Sipas kreut të Partyisë Socialist, “kjo zgjedhje është vlerësimi më i lartë për gjithçka kemi bërë në këto vite së bashku, ju faleminderit të gjithëve”.
Numri një i opozitës shkruan më tej në rrjetin social Twitter se kandidatura e tij u vlerësua dhe mbështet për shkak të perfomrnacës së mirë të Partisë Socialiste.
Mbështetjen e gjerë të kandidaturës e solli modernizimi i PS, rezistenca jonë opozitare, programi ynë i Rilindjes Shqiptare. Krenar për PS”, shkruan shefi i opozitës në Twitter.
Rama u zgjodh zëvendëspresident i Internacionales Socialiste gjatë punimeve të sotme të Këshillit të Internacionales Socialiste në Lisbonë.
Kryesocialisti shkroi dje po në Twitter, për nisjen e tij drejt Lisbonës, ndërsa theksoi se pas takimit që pati në Tiranë me komisionerin Evropian të Zgjerimit, Stefan Fyle, edhe në mbledhjen e Këshillit do të diskutohej sërish për zgjedhjet e 23 Qershorit.

(Foto e publikuar nga Rama në Twitter)
Redaksia Online
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com