Lista, Basha 3 formula për caktimin
kandidatëve për deputetë në 2017

Lista, Basha 3 formula për caktimin<br />kandidatëve për deputetë në 2017
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, do të aplikojë një skemë të pazakontë për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Skema konsiston në tre formula.

Ndërsa për zgjedhjen e 35 për qind të kandidatëve, në radhët e Forumit Rinor të Partisë, do të ketë një proces votimi më vete, 65 e kandidatëve për deputetë do të zgjidhjen përmes një formule të re, e cili do të zbatohet për herë të parë nga Partia Demokratike. Konkretisht, në disa zona të veçanta elektorale do të aplikohet parimi një anëtar një votë për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë, të cilës do të garojnë në zgjedhjet e 2018, për t’u bërë pjesë e Parlamentit të ri.

Formula do të zbatohet si eksperiment në disa zona të caktuara, me qëllim që të shtrihet më pas në të gjithë vendin, në zgjedhjet ardhshme lokale, për caktimin e kandidatëve për kryetar bashkie apo në zgjedhjet e 2021. Por operimi me dy standarde për zgjedhjen e kandidatëve pritet të prodhojë kundërshti dhe rezistencë nga ana e kritikëve të Lulzim Bashës në PD.

Së pari, formula e paralajmëruar nga Basha është në kundërshtim me Statutin e PD, i cili parashikon që Kryesia e PD dhe Këshilli Kombëtar konfirmojnë të gjitha kandidaturave elektorale. Së dyti, me anë të kësaj formule, krijohen kushtet që, kundërshtarët e deklaruar apo të fshehtë të kryetarit, të testohen me votë nga anëtarësia, ndërsa të besuarit, të propozohen nga kryetari, sikundër ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara.

Pra, eksperimenti në fjalë mund të shihet si kërcënim nga garda e vjetër e Partisë Demokratike. Ndërkaq, me interes pritet edhe roli i ish-kryeministrit, Sali Berisha, në procesin e caktimit të listës fituese të kandidatëve për deputetë.

Formula e dytë
Shumica e kandidatëve për deputetët të Partisë Demokratike, për zgjedhjet e 18 Qershorit, do të zgjidhjet në përputhje me statusin aktual të PD. Që do të thotë se, kandidatët do të konfirmohen nga Këshilli Kombëtar sipas propozimit të Kryesisë së PD.

“Ne do të punojmë që në zgjedhjet e ardhshme për përzgjedhjen e kandidatëve përmes votës së anëtarëve në disa zona elektorale, për ta shtrirë më vonë në të gjithë vendin”, ka deklaruar kryetari i PD, disa ditë më parë. Gjithsesi, ‘xhaketat’ e vjetra të Partisë Demokratike e shohin veten në minorancë si në Kryesinë e partisë, ashtu edhe në Këshillin Kombëtar.

Formula e tretë
Për zgjedhjen e 35 për qind të kandidatëve për deputetë, në radhët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, do të ketë një proces më vete. Kandidatët, të cilët sipas premtimit të Bashës do të jenë pjesë e listës fituese për deputetë, do të zgjidhjen në radhët e FRPD dhe nga degët e FRPD.

Nuk dihet nëse emrat që do të dalin nga ky proces votimi do të konfirmohen më pas nga Këshilli Kombëtar, por nuk ka dyshim se më të favorizuarit janë krerët e FRPD në rrethe, për shkak se ata kanë marrë mbështetjen maksimale vitin e kaluar. Edhe formula e tretë nuk parashikohet në statutin e Partisë Demokratike. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit