U rendit i 23 në Tiranë, Fatmir Xhafaj: Asnjë luftë s’do të mbetet në mes, pranova të jem në listë jo të sigurt për të çuar në fund reformën në drejtësi

U rendit i 23 në Tiranë, Fatmir Xhafaj: Asnjë luftë s’do të mbetet në mes, pranova të jem në listë jo të sigurt për të çuar në fund reformën në drejtësi

Deputeti Fatmir Xhafaj ka reaguar lidhur me listimin e kandidatëve për zgjedhjet elektorale të 25 prillit, i i cili është renditur në vend të 23 në qarkun e Tiranës. Ish ministri dhe ish kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, shprehet se ka pranuar sfidën për pozicionimin përtej kufirit të sigurisë së listës, duke e konsideruar si një detyrë ndaj qytetarëve dhe si një parim për t’i shkuar deri në fund reformës në drejtësi, projektit më të madh të implementuar gjatë qeverisjes “Rama”.

Deputeti socialist nënvizon se betejat e PS janë për fuqizimin e shtetit të së  që janë nisur me aq mund e sakrifica dhe se nuk mund të përfundojmë në mënyrë të pashmangshme në humnerën e pafundme të atyre që përpara se të prezantohen si alternativë. Xhafaj shkruan se alternativa përballë duhet të  çlirohen nga padrejtësia, pandershmëria dhe korrupsioni moral dhe se PS duhet të përmbyllë reformën në drejtësi, në të cilën ai ishte një nga nismëtarët.

Gjatë ditës së sotme edhe kryeministri Edi Rama tha se Xhafaj pranoi sfidën, por shtoi se me hapjen e listave ai ka mundësinë për t'u ngjitur në një pozicion.

 “Kam nderin si socialist që më 25 prill të kem mundësinë e ballafaqimit me qytetarët, maksimalizimin e votëbesimit dhe vijimin e mëtejshëm të përpjekjeve tona për përshpejtimin e proceseve të ndryshimit.

Gjatë karrierës sime politike e kam ndjerë veten çdo çast në fushatë elektorale përballë syve të qytetarëve. Andaj, kurrë s’e kam vendosur në dyshim mbështetjen e besnikërinë e çdokujt që çmon të gjithë sakrificat e mia në politikë në emër të ndërtimit të një shteti serioz e të konsoliduar.

E pranova sfidën për pozicionimin përtej kufirit të sigurisë së listës, si një detyrë e parevokueshme që kam ndaj qytetarëve dhe si një parim që kam në vetvete për të mos lënë në mes asnjë luftë, e sidomos atë më kryesoren e cilën shënjon karrierën time politike, REFORMA NË DREJTËSI.

Të gjitha betejat tona për fuqizimin e shtetit të së drejtës gjenden në një moment përcaktues: Ose do të përmbyllim së bashku të gjithë atë çka kemi nisur me aq mund e sakrifica, ose do të përfundojmë në mënyrë të pashmangshme në humnerën e pafundme të atyre që përpara se të prezantohen si alternativë, fillimisht kanë nevojë të çlirohen nga padrejtësia, pandershmëria dhe korrupsioni moral.

Ndaj lipset që bashkërisht të shtojmë të gjitha forcat për ta çuar me vendosmëri përpara luftën tonë si detyrim kyç ndaj qytetarëve që meritojnë drejtësinë e re, barazinë para ligjit, ndëshkim të korrupsionit, dhe të ardhme më të mirë për fëmijët, të rinjtë e të rejat.

Me bindje dhe me mbështetjen e të gjithë atyre që besojnë tek unë, do vijoj më tej punën me forcë e kurajo të plotë. Çdo energji do ta shpenzoj për borxhin e pashlyeshëm të besimit që kam marrë nga çdo socialist dhe qytetar të ndershëm që s’ma ka kursyer kurrë mbështetjen edhe në ditët më të vështira.", shkruan Xhafa në Twitter

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 09/03/2021 20:18

    Edhe i 33 ne liste do te kontriboje me shume, sidomos per vetingun ne Polici. Suksese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin