Lista e barnave me rimbursim
shtohen 26 medikamente

Lista e barnave me rimbursim <br />shtohen 26 medikamente
TIRANE- Për vitin 2012 listës së barnave që përfitohen me rimbursim do i shtohen plot 26 medikamente të reja. Lista e re është firmosur nga ministria e Shëndetësisë dhe pritet të miratohet gjatë kësaj jave edhe në Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe më pas në Këshillin e Ministrave, ku do të marrë edhe formën ligjore. Lista e barnave me rimbursim, që është fuqi, u miratua në muajin qershor të vitit të kaluar. Ajo ka 420 barna dhe fondi i akorduar për të ishte plot 6.9 miliardë lekë, por kjo listë një vit më parë u shtua me vetëm 11 medikamente të reja. Ndërsa shtimi i 26 barnave të reja bënë që fondi i këtij viti të jetë 8.3 miliardë lekë. 26 barnat e reja i përkasin sëmundjeve si hipertensioni, dializa, diabeti, si dhe një citostatikë mjaft i shtrenjtë, por më efikas për ata që janë të prekur nga leucemia. Nga skema e sigurimeve shëndetësore, përfitojnë rimbursim 100 % pensionistët, veteranët, invalidët e plotë të punës, invalidët e luftës, të sëmurët me CA, me TBC, fëmijët 0-12 muaj, si dhe jetimët. Këtë vit janë miratuar 26 barna të reja, gati dyfishi i risive të çdo vit.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza