Lista e Bashës për Beratin
një tjetër kandidat i revoltua

Lista e Bashës për Beratin<br />një tjetër kandidat i revoltua
Një tjetër kandidat që është i pakënaqur nga listat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit.
 
I renditur i gjashti në listën e PD për Beratin Bujar Hoxha shprehet se nuk është dakort me atë pozicion.
 
Sipas burimeve Hoxha është i pakënaqur nga renditja në fund, pasi ai pretendonte të udhëhiqte listën duke qenë i pari ose i dyti.
 
Një ditë më parë Sazan Guri i zhgënjyer nga lista njoftoi se nuk do të jetë kandidat i PD për zgjedhjet e 25 qershorit.


I treti në Berat, Maliqi ultimatum Bashës deri nesër në mesnatë
Ndërsa Basha ka ultimatum edhe disa orë që të takojë kandidatin Lefter Maliqi, të po këtij qarku i cili është i pakënaqur nga fakti i të qenit i treti në listë.

Përmes një statusi në Facebook Lefter Maliqi shkruan se nuk do të jetë as i pranishëm në hapjen e fushatës të planifikuar pasi pret të takojë kryedemokratin për premtimin e pambajtur ndaj tij.

Guri: I fyer me renditjen në listë, isha nga fundi
Në një lidhje për Report Tv dhe me anë të një shkrimi në Facebook, Sazan Guri njoftoi se tërhiqet zyrtarisht nga kandidatura, duke e çuar në një kandidat mangët listën e PD në Berat.

"Dola nga gara se nuk shoh respekt të klasës politike ndaj asaj akademike. Renditjet nuk përkojnë me hierarkinë e vlerave". Kështu u shpreh, Sazan Guri për Report Tv duke treguar dhe arsyet pse pranoi të përfshihej në listat e kandidatëve për PD.

“Unë vendimin e mora se prej 15 vitesh luftoj jashtë Parlamentit për ligje që kërkojnë energji e Shoqërinë Civile, mendova se shikoja që padija dhe jo dituria shoqëronte parlamentaratë tanë. Që më  rastin e Velierës shihja sesi politika ishte e kapur nga biznesmenë e injorantë dhe mendova pse mos të isha pjesë e lojës. Zgjodha partinë Agrare, për fermerët e pambrojtur. Për mua nuk kishre rëndësi me kë bëhesha, me PD apo me PS, por doja ligje të mira për parlamentin”.

Pyetjes se në renditje ishte i pesti dhe a ishte kjo arsyeja e largimit, Guri tha se, ‘pa dyshim që kjo ishte’.
“Ka rëndësi renditja, si nuk ka rëndësi sepse unë kam natyrë pozitive dhe me origjinë nga Berati e dhëndër nga fshati i gruas ku kandidoja, dhe person pozitiv mund të sillja një prurje të re në Parlament, por nuk pranoja dot pozicion kaq larg reales. Por dua t’u them që të mësohen politikanët që se pa pjesën e Shoqërisë Civile nuk ecet para kështu”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.