TIRANE - Këshilli Bashkiak gjatë mbledhje së djeshme ka marrë edhe një vendim sa i përket bursave të studentëve dhe të nxënsve. Kështu. në bazë të këtij vendimi do të jenë 266 studentë dhe nxënës të cilët mësojnë në shkollat e kryeqyteti të cilët do të përfitojnë pagesën e përmuajshme. Sipas këtij vendimi, përfitojnë bursë 13 studentë të cilët studiojnë në rrethe të tjera apo në Tiranë por që plotësojnë kushtet e nevojshme. Po kështu një listë tjetër parashikon për fitimin e bursës nga 29 studentë.
Në listë janë parashikuar edhe 240 bursa të plota për nxënësit e shkollave të mesme të Tiranës, kryesisht për ata që jetojnë në konvikte dhe plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm. Të përzgjedhur sipas kritereve të miratuara me vendim të këshillit të Ministrave në korrik të këtij viti, emrat e aplikantëve janë përzgjedhur me kujdes, ndërsa ka edhe nga ata aplikantë që nuk përfitojnë bursa për shkak se i tejkalojnë të ardhurat e parashikuara në VKM. Përfituesit, janë nxënës nga rrethet por që jetojnë në konviktin e Gjuhëve të Huaja, Shkollës së Mesme Ekonomike dhe Elektrike, Liceut Artistik, etj.
/Shqiptarja.com