Lista e LSI për Tiranën, reagon Ilir
Kulla: S'do të kandidoj për deputet

Lista e LSI për Tiranën, reagon Ilir<br />Kulla: S'do të kandidoj për deputet
Ilir Kulla ka mohuar lajmin se mund të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
 
Ai shprehet se nuk është anëtar i asnjë partie dhe as më ka kërkuar njeri dhe as kam kërkuar të kandidoj për deputet, pas lajmit të publikuar në Shqiptarja.com.
 
"As më ka kërkuar kush të kandidoj për deputet e as i kam kërkuar askujt ta bëjë këtë gjë.
 
Nuk jam anëtar i asnjë partie dhe s'kam ndërmend të bëhem të paktën jo në një kohë të shkurtër
" thotë Ilir Kulla.  
 
Në lajmin e publikuar sot në gazetën Shqiptarja.com, sipas burimeve Meta e ka projektuar tashmë ekipin e tij në qarkun e Tiranës.
 
Emri kryesor është ai i Ministres së Integrimit, Klajda Gjosha e cila sapo u zgjodh si kryetare partie e njësisë numër një në Tiranë, ndërsa mes tyre sipas burimeve ishte edhe Kulla, por ai vetë e mohoi.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra

Tërmeti i fortë shkund Tajvanin dhe lëkund kullat qindrakatëshe! Ja sa ishte forca sizmike dhe epiqendra