Lista e PD/ “Republika e Humbësve”
Kosova, Duma, Alibeaj dhe të tjerë...

Lista e PD/ “Republika e Humbësve”<br />Kosova, Duma, Alibeaj dhe të tjerë...
Shumë prej emrave të ekipit të ri të propozuar nga Lulzim Basha kanë dështuar, disa në mënyrë të përsëritur, në tentativat e tyre për të mposhtur kandidatët e Partisë Socialiste në disa zgjedhje lokale.

Lexo.al sjell rastet spektakolare të humbjeve të pësuara nga ata që sot janë ekipi i  përzgjedhur nga Basha për zgjedhjet e 25 qershorit:

Rasti më i njohur është ai i Halim Kosovës, kandidatit të PD-së në zgjedhjet e fundit lokale për Tiranën. Kosova la karrierën e tij si gjinekolog, për të shërbyer për disa muaj si Ministër Shëndetësie, përpara se të tentonte shansin për t’u bërë pasardhës i Lulzim Bashës në Tiranë. Megjithatë, përballë Veliajt ai regjistroi humbjen më të thellë, që një kandidat kishte regjistruar ndonjëherë ndaj rivalit të tij në kryeqytet.

Grida Duma është një tjetër rast i bujshëm i ekipit të humbësve. E kandiduar me shumë pompozitet përballë Dakos në Durrës, ajo humbi zgjedhjet e 2015-s me plot 14% diferencë.

Enkelejt Alibeaj tentoi në të njëjtat zgjedhje që të thyente një prej bastioneve të Partisë Socialiste, qytetin e Fierit, ku ai konkurroi përballë Armando Subashit. Humbja për të ishte edhe më e thellë, duke regjistruar plot 16 pikë diferencë. Pavarësisht se Fieri e refuzoi në mënyrë plebishitare, Basha ka vendosur ta kandidojë sërish në Fier Alibeajn.

Në Korçë, në listën e kandidatëve të sigurtë është edhe Andrea Mano, i cili u mposht nga Niko Peleshi. Luciano Boçi nuk ishte kandidat në 2015-n, por u mposht më parë nga Qezim Sejdini kur tentoi fatin në Elbasan.

Pasi popullariteti i tij u dëmtua nga disa skandale dhe një padi për abuzim me lejet e ndërtimit, Lorenc Luka u hoq nga PD si kandidat për Bashkinë e Shkodër, por rikthehet si kandidat për deputet në këto zgjedhje, po ashtu si Anton Koka, i cili humbi bastionin e Koplikut, përballë Tonin Marinajt. Të tjerë humbës të konkurruar janë edhe Shkëlqim Fortuzi, ish-kryetar i Sukthit dhe Fatmir Guda, ish-kryetar i Leskovikut.

Në listën e PD-së për këto zgjedhje figurojnë edhe disa ish-kryetarë komunash të rëndësishme, si Fatbardh Plaku, ish-kryetari i Komunës së Farkës, i përfunduar nën hetim për lejet e dhëna pa kriter në komunën e tij, leje që kanë shkatërruar kurorën e gjelbër të kryeqytetit. Ai është ndjekur edhe për falsifikim dokumentash, me qëllim përvetësimin e 10 mijë metrave katrorë truall, në Lundër. i ka shpëtuar nja atentati në banesën e tij, kur persona të paidentifikuar e qëlluan me antitank.

Gjithashtu në listë është Besnik Fuçia, i cili ashtu si Plaku në Farkë, betonizoi Kasharin dhe përfundoi shkatërrimin e kurorës së gjelbërt të kryeqytetit. Në 2013-n, çoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë, që pezulloi përkohësisht lejet e ndërtimit.

Të tjerë kryekomunarë humbës janë Lefter Maliqi, nga Otllaku i Berartit dhe Myslym Murrizi, nga Lushnja, i akuzuar më përpara për trafik droge dhe i përfunduar në qendër të vëmendjes mediatike në muajin mars 2017, pasi ai vetë postoi një video në të cilën kërcënonte me jetë një efektiv të policisë rrugore./Lexo.al


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari