TIRANE- Ministria e Arsimit ka bërë publike listën e vendeve vakante për mësues në të gjithë vendin sipas profileve të ndryshme. Mësuesit të cilët tashmë kanë arritur të jenë fitues në konkursin “Mësues për Shqipërinë” do të mund të punësohen në vendet e shpallura bosh. Sipas rregullores të hartuar nga Ministria e Arsimit, punësimi do të nisë fillimisht me mësuesit që kanë marrë më shumë pikë nga testimi kombëtar i bërë në muajin dhjetor, pasi ata kanë të drejtë ta zgjedhin të parët, shkollën ku duan të punësohen.
Ndërkohë në drejtoritë arsimore të rretheve, ka nisur procedura për plotësimin e vendeve vakante në profile të ndryshme. Nga 5271 mësues që morën pjesë në testimin kombëtar, vetëm 2800 e kaluan atë, duke u bërë automatikisht kandidatë në listat për vendet vakante. Por çdo të ndodhë me mësuesit që mbeten jashtë kësaj liste?
/Shqiptarja.com