Lista e rimbursimeve, ilaçet 5
herë më të shtrenjta se në 2011

Lista e rimbursimeve, ilaçet 5 <br />herë më të shtrenjta se në 2011
Bëhet fjalë për një pjesë të konsiderueshme të medikamenteve që janë pjesë e listës së barnave me rimbursim për vitin 2012. Ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë herë jo vetëm që nuk u fut në listë asnjë medikament i ri, por madje u hoqën 7 ilaçe me rimbursim nga lista.

Por nëse krahasojmë çmimet e referencës me të cilat këto medikamente kanë hyrë dhe janë shitur në vendin tonë për vitin 2011, me çmimet e referencës që janë aplikuar për vitin 2012, do të vëmë re se një pjesë e madhe e tyre kanë pësuar rritje të konsiderueshme. Kosto e cila do të paguhet drejtë për së drejti nga të sëmurët. Madje ka medikamente që këtë vit kushtojnë deri në 5 herë më shumë se një vit më parë. Të tilla janë rastet e dilhydrotachysterol apo ciprofloxacine 500 mg.

Ndërkohë që lista këtë vit është miratuar më 1 qershor, pra 6 muaj me vonesë, kur duhet të hynte në fuqi që me 1 janar dhe do të kushtojë plot 1 milionë dollarë më shumë.

Shkrimin e plote  mund ta lexoni ne Shqiptarja.com ku do të gjeni dhe tabelën krahasuese e çmimeve te barnave me rimbursim. Blini gazeten online

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin