Lista e U-21 pëson ndryshime, tre futbollistë largohen nga grumbullimi

Lista e U-21 pëson ndryshime, tre futbollistë largohen nga grumbullimi

Kombëtarja U-21

Shqipëria U-21 do të luajë nesër në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit miqësoren me Lihtenshtejnin në orën 19:00.

Kuqezinjtë po kryejnë përgatitjet e fundit përsa i përket takimit miqësor, teksa trajneri Alban Bushi nuk do të ketë në dispozicion tre lojtarë. FSHF bën me dije se Stiven Shpendi, Leandro Frroku dhe Behar Ismaili nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin Alban Bushi në këtë sfidë.

Shpendi dhe Frroku janë larguar nga grumbullimi për shkak të problemeve fizike ndërsa Ismaili për arsye personale. Pjesa tjetër e skuadrës është në gjendje të mirë, të gatshëm për të dhënë kontributin në takimin miqësor me Lihtenshtejnin.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ 120 minuta dhe penallti, Franca kalon Portugalinë dhe gjen Spanjën në gjysmëfinale

Euro 2024/ 120 minuta dhe penallti, Franca kalon Portugalinë dhe gjen Spanjën në gjysmëfinale