'Armand Duka deklarata diletante', Eduard Prodani për Report Tv: Kombëtarja s'tregon rritje të futbollit shqiptar, FSHF stil autoritar drejtimi

'Armand Duka deklarata diletante', Eduard Prodani për Report Tv: Kombëtarja s'tregon rritje të futbollit shqiptar, FSHF stil autoritar drejtimi

Eduard Prodani në Report TV

Eduard Prodani, ish-Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së ka komentuar për Report Tv në Sot Live në Shqipëri me Nertil Agalliun ecurinë e Kombëtares në Euro 2024 dhe eliminimin nga Grupi B.

Prodani ndalet më pas edhe te talentet vendase dhe plani për një ekip ku filizat të rriten në Shqipëri. Ai u ndal edhe te deklaratat e kreut të FSHF-së, Armand Duka, që premtonte fitore me Italinë para "Gjermani 2024".

Sa i takon trajnerit, Prodani thotë se Sylvinho duhet të qëndrojë, por në rast të kundërt duhet që drejtori teknik i Kombëtares të vendos për emrin e ri dhe jo Duka. Për të në FSHF "ka një stil autoritar drejtimi dhe kanë frikë të shprehen".

"Rezultatet e Kombëtares tregojnë rritjen e saj, jo rritjen e futbollit tonë. Ne e krijojmë ekipin nga prurjet e diasporës dhe shyqyr që e kemi. Gjeorgjia përshembull e ka krijuar ekipin në vend dhe një plus që vjen nga diaspora. Ata kanë edhe traditë më të mirë në këtë drejtim.Ne, nëse do kishim shfrytëzuar rastet do ishim më mirë.

Armand Duka deklarohej për fitore para Euro 2024? I konsideroj diletantizëm deklaratat, nuk kanë dëgjuar asnjë president tjetër që bën parashikime para ndeshjes. Edhe kjo është pjesë e përgatitjes së ndeshjeve. Media në shumë aspekte e ka fryrë ekipin, motivimi dhe hyrja me ide të gabara në ndeshje janë ndryshe. Edhe kjo pjesë ka çaluar dhe më është dukur e çuditshme se përse ndodh, e thotë edhe me rezultat 1-0. Nga biseda me miq jashtë, lojtarët shqiptarë janë më të kërkuar në treg tanimë.

Buxheti i FSHF-së dhe rinovimi i Sylvinhos? Buxheti aktual është shumë herë më i madh, por kjo nuk do të thotë që të bëhen çmenduria për afrimin e emrave. Sylvinho duhet të vijojë punën e nisur, të merremi me faktet. Nëse ikën ikën, por FSHF duhet të gjejë pasuesin e tij dhe FSHF të ketë një projekt për ekipin Kombëtar, që përfshin prurjet nga futbolli vendas. Nuk e kemi në dorë cili do jetë trajneri, por kemi në dorë të afrojmë një trajner me eksperiencë.

Panucci dhe Reja? Puna e trajnerit është edhe fat ose bixhoz. Ti mund të marrësh më të mirin dhe të dështosh. Nuk niset vetëm nga vlera e tregut apo fama. Nuk zgjidhet me intervista amatorësh. Në FSHF njerëzit për të bërë analiza kanë qenë të paktë, aty ka një stil autoritar drejtimi dhe kanë frikë të shprehen. Në këtë situatë jemi dhe nuk e di nëse do vendos drejtori teknik për trajnerin apo presidenti.

Drejtuesit nga zona VIP dhe futbollistët nga ana e zakonshme? Nuk u trajtua ekipi njësoj kur u nis dhe kur u kthye në Europian. Lojërat me VIP janë gjëra provinciale dhe këtu ndodhin gjërat me telefon. Figura që u bë nuk më pëlqeu dhe nuk duhej komentuar", tha ai.

S.Dh/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 28/06/2024 17:10

    FSHF stil katunar thuaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar