SPAK kërkon konfiskimin e 35 pasurive të Ervis Martinajt e familjarëve, kazino, llogari bankare e prona! ‘Bosi’ i lojërave të fatit i zhdukur prej gushtit 2022 (LISTA)

TIRANË- SPAK kërkon konfiskimin e 35 pasurive të bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij. Pasuritë që kapin vlerën miliona euro janë të sekuestrua me vendim të GJKKO më 15 shkurt 2023 dhe tashmë SPAK kërkon që t’i kalojnë përfundimisht shtetit. Sipas Prokurorisë së Posaçme, lista me 35 pasuri e Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij, është vënë përmes veprimtarisë kriminale të ‘mbretit’ të kumarit.

Pjesa më e madhe e pasurive për të cilat kërkohet konfiskimi janë në emër të familjarëve të Martinajt, prindërve Mustafa dhe Vasilika, motrave Erjona dhe Drenica, si edhe në emër të bashkëshortes së tij Roberta Martinaj. Vetë Martinaj rezultoni zhdukur që prej gushtit 2022 dhe ndaj tij nuk ka asnjë gjurmë.

Mes pasurive të që kërkohet konfiskimi është edhe ‘King Casino’ në emër të Martinajt, por që aktualisht rezulton biznes me status të pezulluar, apo edhe 50% e aksioneve të Martinajt në shoqërinë “Alba Telecommunication” shpk. Po ashtu konfiskimi kërkohet edhe për ‘REAL FENIX’, kompania më e madhe distributore e kafes Vergnano në Shqipëri, e cila rezulton në emër të gruas së tij, Roberta Martinaj.

Për të fshehur origjinën e vërtetë të parave, që sipas SPAK ka krimin, Martinaj i ka shpërndarë pasuritë jo vetëm në emër të familjarëve por edhe miqve të tij, si Valentino Kaçorri. Por, SPAK po ashtu ka dyshime se dy pasuri në emër të Bisere Hatos, i janë dhuruar nga Martinaj dhe për këtë kërkon konfiskimin. Bisere Hato është mamaja e Eljon Hatos, mik i Martinajt që mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal "Monopol" në 'Ish Bllok' ku u vra Fabiol Gaxha.

"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr.1 të vitit 2023.

Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin e mësipërm, për hetimin pasuror të shtetasit Ervis Martinaj, i dyshuar për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunim të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal si dhe personave të lidhur me të.

Mbi bazën e dispozitave të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar dhe sekuestruar* pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personit nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me të.

Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta", njofton SPAK. 

Po ashtu SPAK kërkon konfiskimin e mijëra sipërfaqe tokë në Patok të Lezhës, një zonë që njihet si nën ‘ndikimin’ e Martinajt dhe ‘ushtarëve’ të tij. Në listën e pasurive që kërkohet konfisikimi janë edhe 5 makina, të tipit SMART, Land Rover, Mercedez-Benz dhe Fiat, në pronësi të nënës së tij dhe motrës Erjona, si edhe 2 apartamente në Vlorë e Sarandë, si edhe një llogari bankare në vlerën 1.878.299 lekë.

Ndërsa një pasuri tjetër që SPAK ka dyshime të forta se është dhuruar, rezulton të jetë një vilë në Surrel. Kjo pasuri rezulton të jetë në emër të biznesmenit Fatmir Vuthaj. Por SPAK, ka dyshime të forta se pronari real i blerjes së kësaj prone, është pikërisht Ervis Martinaj.

Një apartament që kërkohet të konfiskohet në Tiranë rezulton në emër të Gelmona Tarjas. Në mesin e pasurive që SPAK kërkon t’i kalojnë shtetit, nuk gjendet hotel “Arbëria” në Fushë-Milot, i cili është po ashtu në pronësi të Ervis Martinajt. Ky hotel është bastisur nga ana e policisë në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” ku dëshmoi Nuredin Dumani dhe gjatë kontrollit aty u gjetën kallashnikovë dhe drogë.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 8 gushtit 2022 dhe për fatin e tij nuk dihet asgjë. Policia ka kryer disa operacione në kërkim të 40-vjeçarit, por ende pa sukses, përfshirë këtu edhe fortesën e tij në Fushë Kuqe. Kontrolle për Martinajn janë kryer në Durrës, Shijak e deri në Vlorë.

Kërkesa për konfiskimin e këtyre pasurive vjen në kuadër të hetimeve të dosjes ‘Plumbi i Artë’, në të cilin Martinaj përmendet nga i penduari drejtësisë Nuredin Dumani se ka qenë gati të paguajë 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles. Në kët¡ dosje, ndaj Martianjt rëndojnë 3 akuza “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Lisa e plotë e pasurive të sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi
Shoqëria “KING KASINO” sha, me aksioner 100% Ervis Martinaj- Statusi pezulluar.
50% te aksioneve dhe aseteve te shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” shpk, të zotëruara nga shtetasi Ervis Martinaj.
Shoqëria “MATI UNION"  shpk, me aksioner me 100% shtetasin Mustafa Martinaj- Statusi Aktiv.
Shoqëria “MARTINAJ E.M” shpk, aksioner shtetasin Mustafa Martinaj. – Statusi aktiv.
Subjekti “Ervis Martinaj”.
Shoqëria “REAL FENIX” shpk, me aksioner 100% shtetësja Roberta Martinaj – Status aktiv.
Subjekti "Drenica Martinaj” PF – Status aktiv.
Subjekti 'Valentino Kaçorri' PF. -Status aktiv
Shoqëria "S.P.E Energy" shpk, me aksioner 100% Valentino Kaçorri – Status aktiv.
21% të aksioneve dhe aseteve të shoqëria "S.P.E Gjadër" shpk, të zotëruara nga shoqëria"S.P.E Energy" shpk, në të cilën shtetasi Valentino Kaçorri është aksioner me 100% të aksioneve.
Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj
Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj
Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj
Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj
Një automjet BMW, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj
Pasuria apartament me sip.82 m2, me adresë lagjja “Pavarësia” Vlorë, në pronësi të shtetases Drenica Martinaj
Pasurie me sip.245 m2, e llojit “Arë”, me adresë Piqeras Sarandë, në pronësi të shtetasve Ervis dhe Roberta Martinaj
Pasuri e llojit “Njësi”, me sip. 137 m2, Tiranë, në pronësi të shtetases Vasilika Martinaj
Pasuria e llojit ullishte, me sip.9800 m2, me adresë Dobresh, Tiranë, e cila disponohet nga shoqëria “M……. EM shpk”.
Pasuria e llojit arë, me sip. 3815 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të Mustafa Martinaj
Pasuria e llojit arë, me sip.7000 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të Mustafa Martinaj dhe Vasilika Martinaj
Pasuria e llojit arë, me sip.12145 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të shtetases Vasilika Martinaj
Pasuria e llojit arë, me sip.1973 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të Mustafa Martinaj dhe Vasilika Martinaj
Pasuria e llojit arë, me sip.7050 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të Vasilika Martinaj
Pasuria e llojit arë + truall, me sip.1975 m2, nga e cila 815.34 m2 ndërtesë, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.
Pasuria e llojit arë, me sip.1632 m2, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.
Pasuri e llojit truall + ndërtesë, me sip.300 m2, nga e cila 119.67 m2 ndërtesë.
Pasuri e llojit arë, me sip. 2543 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
Pasuri e llojit arë + ndërtesë, me sip.410 m2, me sipërfaqe ndërtimi 136.74 m2 (baza) dhe sip. ndërtimi gjithsej 540.29 m2, adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
Pasurinë e llojit “Arë” me sip.120 m2 , Tiranë dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
Pasurinë e llojit “Truall + Ndërtesë”, me sip.580 m2 dhe ndërtesë sip 123.3 m2, Tiranë dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
Pasurinë e llojit “Apartament”, me sip.105 m2, me adresë rruga “Dervish Hima” Tiranë dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja
Pasuria e llojit “Ullishte”, me sipërfaqe 2000 m2, e ndodhur në fshati Gjilekë-Dhërmi, në vendin e quajtur “Gosqea”, kati i dytë dhe përbën ½, pjesë e një magazine.
Pasuri me e llojit Vilë me vendodhje në Surrel, Tiranë aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.
Llogari bankare në vlerën e 1.878.299 lekë (një milionë tetëqind e shtatëdhjetë e tetë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë lekë) ne emër të shtetasit A.K.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lac laci: 28/01/2025 17:42

    Pe vranen e tash sja lajn as eshtnat rahat

    Përgjigju
  • Milo: 28/01/2025 16:14

    Kshu te gjen kur i prish peisazhin kreut te organizates …. dhe sigurisht bashkekrietarja do e bleje placken e zhvatur nga SPAK ne Surrel me 1 lek m2!

    Përgjigju
  • Baron: 28/01/2025 15:57

    Kaq e ka pak ka bere shume te liga ka vra njerez te pafajshem zoti vonon por nuk harron asnjeher. Ka nje zot lart ☝️

    Përgjigju
  • Arkitekti: 28/01/2025 12:43

    E vrane e tani u sulen pleqve te shtepia tu marrin pasurine. Asnje konfiskim armiqve te vis marrinit, asnje konfiskim te endrit dokle…nuk po flasim pastaj per pasurite e oligarkeve qe ishin armiq te martinajt. Keta oligarke qe permendin tani pentitot e qeverise keta kishte armiq vis martini

    Përgjigju
    • Kadastra: 28/01/2025 20:37

      O Beni likes te sekuestrohet e motrave te tua se ato pjellin pabuksa qe nuk e gezojne pasurine e krimit. Jeto me frike dhe pergjigju ketu nga bunkeri ku je fshehur. Asnje meshire per rracen tuaj bastarde.

    • Ben likes: 28/01/2025 17:22

      @ inxhinieri,edhe p.motres tate te sekuestrohet.po pse komentoni neper tastiera o bq

    • Inxhinieri: 28/01/2025 14:41

      Nuk i vjen askujt keq per Vis Martinin sepse ja futi vetes. Aq shume zhurme sa beri dhe ne aq shume vrasje dhe dhunime eshte perfshire kaq e ka pak. Vis Martini nuk ishte Robin Hudi por nje kriminel i rrezikshem dhe i pabese. Per konfiskim jam dakort ti behet te gjitheve qe nga Dokle, Bami, Ndoka, Rrajat, Bajret, Liçet, Shullazi, Dajti etj

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë