LISTA/ Sekuestro 34 pasurive me vlerë miliona euro të ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, dyshohet se i vuri nga krimi! I zhdukur prej gushtit 2022

TIRANË- 34 pasuri të ‘mbretit të kumarit’ Ervis Martinaj janë vënë ditën e sotme nën sekuestro pas vendimit të GJKKO. Policia dhe SPAK kanw ekzekutuar vendimin për sekuestrimin e 34 pasurive të Martinaj dhe familjarëve të tij, pasi dyshohen se janë vënë përmes veprimtarisë kriminale. Kontrollet janë ushtruar në Kurbin e Fushë-Milot, aty ku janë sekuestruar edhe pjesa më e madhe e pasurive, pasi kjo është edhe zona e cila kontrollohej nga Martinaj dhe ‘ushtarët’ e tij. Hetimi po vijon për të vërtetuar nëse Martinaj ka pasuri të fshehura apo të regjistruara në emra të miqve të tij. Vendimi, i siguruar eksklusivisht nga Shqiptarja.com, është firmosur nga gjyqtari Erjon Bani më 21 janar, por ekzekutimi është bërë sot (15 shkurt). Vlera e pasurive të sekuestruara llogaritet disa milionë euro. 

Ndër pasuritë e sekuestruara janë disa biznese në emër të Martianajt, disa në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër më e madhe janë në emër të prindërve Mustafa dhe Vasilika, motrave Erjona dhe Drenica, si edhe në emër të bashkëshortes së tij Roberta Martinaj. Disa pasuri janë në emër të bashkëpunëtorëve të Martinajt apo familjarëve të tyre, siç është rasti i Bisere Hato, mamaja e njërit prej miqve të Ervis Martinaj Eljon Hato, i cili mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal "Monopol" në 'Ish Bllok' ku u vra Fabiol Gaxha.

Mes bizneseve është edhe ‘King Casino’, por në QKB rezulton me status të pezulluar, ashtu si shumica e bizneseve kryesore. Po ashtu në sekuestro është vënë edhe ‘REAL FENIX’, kompania më e madhe distributore e kafes Vergnano në Shqipëri, e cila rezulton në emër të gruas së tij. 

Ndërsa një pasuri tjetër që SPAK ka dyshime të forta se është dhuruar, rezulton të jetë një vilë në Surrel. Kjo pasuri rezulton të jetë në emër të biznesmenit Fatmir Vuthaj. Por SPAK, ka dyshime të forta se pronari real i blerjes së kësaj prone, është pikërisht Ervis Martinaj.

Në sekuestro janë vënë edhe mijëra sipërfaqe tokë në Patok të Lezhës, si edhe në Vlorë e Sarandë, të gjitha në emër të familjarëve. 5 makina janë sekuestruar, të tipit SMART, Land Rover, Mercedez-Benz dhe Fiat, në pronësi të nënës së tij dhe motrës Erjona. Ndërkohë janë sekuestruar edhe llogaritë e kursimit të fëmijëve. Urdhri për sekuestro është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurori Behar Dibra dhe prokurorja Doloreza Musabelliu.

Në listën e pasurive të sekuestruara nuk rezulton hoteli luksoz ‘Arbëria Palace’ në Milot. Ende nuk dihet përse nuk është vendosur në sekuestro, ndërsa ka qenë pikërisht hotel ‘Arbëria’ ku policia shkoi për ta arrestuar në kuadër të operacionit ‘Dosja e Artë’, por Martinaj ishte zhdukur.

Shqiptarja.com ka siguruar ekskluzivisht edhe vendimin e GJKKO, për pranimin e sekuestros së pasurive Martianjt, i cili rezulton i zhdukur prej më shumë se 6 muajsh. Sekuestrimi i këtyre pasurive vjen në kuadër të hetimeve të dosjes ‘Plumbi i Artë’, në të cilin Martinaj përmendet nga i penduari drejtësisë Nuredin Dumani se ka qenë gati të paguajë 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles. Në vendimin e GJKKO që siguroi Shqiptarja.com thuhet se përpjekja për vrasjen e Dokles nuk ka mbetur vetë në kuadër të dëshmisë së Dumanit, por SPAK ka arritur të mbledhë fakte për të pasur dyshime që Martianj ka pasur qëllim vrasjen e Dokles.

Lista e plotë e pasurive të sekuestruara

1. Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj
2. 50 % të aksioneve të shoqërisë "ALBA TELECOMMUNICATION" në emër të Ervis Martinaj
3. Aksionet e shoqërisë “MATI UNION" ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
4. Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
5. Subjekti “Ervis Martinaj”
6. Shoqëria "REAL FENIX" ku aksionere është 100% Roberta Martinaj
7. Subjekti "Drenica Martinaj”
8. Subjekti “V.K”
9. Shoqëria "S.P.E Energy" shpk ku aksioner është 100% V.K
10. 21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria "S.P.E Gjadër" të zotëruara nga "S.P.E Energy" shpk ku aksioner është 100% V.K
11. Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj
12. Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj
13. Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj
14. Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj
15. Një automjet BMË, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj
16. Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj
17. Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj
18. Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë
19. Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
20. Arë me sip.7 000 m2 në Patok
21. Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2
22. Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2
23. Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2
24. Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
25. Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
26. Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
27. Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
28. Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
29. Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
30. Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
31. Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja
32. Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi
33. Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.
34. Llogari kursimi për fëmijë

Lista e plotë e pasurive të sekuestruara

Lista e plotë e pasurive të sekuestruara

Lista e plotë e pasurive të sekuestruara

Lista e plotë e pasurive të sekuestruara

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:33
Ervis Martinajt i sekuestrohen 34 pasuri, në listë mungon ‘Hotel Arbëria’ në Fushë-Milot

1676471656_1652976248policia.jpg

Ditën e sotme i janë sekuestruar 34 pasuri në emër të Ervis Martinajt, mirëpo në listë është vënë re se mungon hotel “Arbëria” në Fushë-Milot. Ky hotel në pronësi të Ervis Martinajt, nuk është vendosur në sekuestro për motive ende të paqarta. Ka qenë pikërisht hotel ‘Arbëria’ ku policia shkoi për ta arrestuar në kuadër të operacionit ‘Dosja e Artë’, por Martinaj ishte zhdukur. Gjatë kontrollit në hotel iu gjetën armë kallashnikov, kanabis dhe dorëza janë mes sendeve. 

Ora 15:04
Sekuestrohen 34 pasuri të Ervis Martinaj, Shqiptarja.com siguron EKSKLUZIVISHT vendimin e GJKKO, argumentimet

1676469962_6400633211da12669.jpg

Përmes një vendimi të gjyqtarit Erjon Bani 34 pasuri të dyshuara se janë vendosur në mënyrë ta paligjshme nga Ervis Martianj janë sekuestruar sot nga SPAK dhe policia e Shtetit.

Shqiptarja.com ka siguruar vendimin e plotë me të gjitha argumentimet e GJKKO dhe të prokurorëve. Bashkë me vendimin, në dokument është edhe urdhër ekzekutimi i sekuestrimit të pasurive. 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Ora 14:49
DOKUMENTI/ Dumani tha se Ervis Martinaj do paguante 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles, GJKKO: SPAK hetoi dhe ka dyshime të arsyeshme

Hetimet në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë’ kanë çuar në sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinaj, kazino, kompani, llogari bankare të fëmijëve, automjete e mijëra sipërfaqe toke në Patok të Lezhës. Por, si u përfshi Martinaj në dosjen 'Plumbi i Artë'? Ka qenë i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani i cili ka dëshmuar se Martinaj ka qenë gati ta paguante me 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen. Dumani ka deklaruar se kishte rënë dakord me Martianj të jepte për vrasjen e Indritit shumën prej 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro.

Në dosjen e siguruar nga Shqiptarja.com, në vendimin e Gjykatës për sekuestrimin e pasurive të Martinajt thuhet se SPAK ka hetuar dhe nga hetimet e kryera krijohet dyshimi se shtetasit Nuredin Dumani, Ervis Martinaj, Elvin Merlika, Alket Xhixha dhe Henrik Hoxhaj, kanë bashkëpunuar për të kryer vrasjen.

Ata konsumuar elementë të veprave penale të "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizatakriminale", parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal”, thuhet në vendimin e gjyqtarit Erjon Bani.

Pjesë nga vendimi i gjykatës

Kujtojmë se Dumani ka dëshmuar se  në emër të Martinajt kanë vajtur dhe e kanë takuar në Kosovë dy persona një i thirrur Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës. Ata kanë vajtur me një automjet tip Hummer. Gjatë takimit Eli ka komunikuar me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit ka komunikuar me Elvisin i cili i ka propozuar vrasjen e Indrit Dokle.

SPAK ka arritur të vërtetojë se Eli është pikërisht shtetasi Elvin Merlika, kurse shtetasi që Nuredini e prezanton si vëllai i Besianit është pikërisht shtetasi Alket Xhixha. Alket Xhixha dhe Elvin Merlika kanë udhëtuar në drejtim të Kosovës me automjetin tip Hummer të cilin e identifikon Nuredin Dumani. Në vijim të komunikimeve Nuredini ka marrë një shumë prej 100 000 Euro nga Martinaj.

Këtë variant e ka konfirmuar edhe Henrik Hoxhaj. Sipas këtij të fundit “çmimi ishte mbi 500.000 Euro pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash, para i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi”. Pas deklaratës së Dumanit fillimisht hetimet u  fokusuan në drejtim të identifikimit të vëllait të shtetasit Besian Xhixha, person i cili më parë kishte bashkëpunuar me Nuredinin në vrasjen e shtetasit Bujar Çela etj.

Në dosje thuhet se Nuredini dhe Hoxhaj pasi e kanë ndjekur për pak kohë Doklen kanë arritur në përfundimin se ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk u krye asnjë veprim./Shqiptarja.com

Ora 14:25
LISTA E PLOTË/ Nga kazino, kompani, llogari bankare, cilat janë pasuritë që iu sekuestruan ‘mbretit të kumarit’, Ervis Martinaj

1676468579_16700666521664208355martinaj.jpeg

Report Tv zbardh listën e plotë të pasurive të sekuestruara të Ervis Martianjt.

1.            Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj

2.            50 % të aksioneve të shoqërisë "ALBA TELECOMMUNICATION" në emër të Ervis Martinaj

3.            Aksionet e shoqërisë “MATI UNION" ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

4.            Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

5.            Subjekti “Ervis Martinaj”

6.            Shoqëria "REAL FENIX" ku aksionere është 100% Roberta Martinaj

7.            Subjekti "Drenica Martinaj”

8.            Subjekti “V.K”

9.            Shoqëria "S.P.E Energy" shpk ku aksioner është 100% V.K

10.          21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria "S.P.E Gjadër" të zotëruara nga "S.P.E Energy" shpk ku aksioner është 100% V.K

11.          Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj

12.          Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj

13.          Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj

14.          Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj

15.          Një automjet BMË, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj

16.          Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj

17.          Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj

18.          Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë

19.          Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

20.          Arë me sip.7 000 m2 në Patok

21.          Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2

22.          Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2

23.          Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2

24.          Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

25.          Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

26.          Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

27.          Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

28.          Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

29.          Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

30.          Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

31.          Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja

32.          Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi

33.          Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.

34.          Llogari kursimi për fëmijë

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • T Fufi: 15/02/2023 23:29

    As 10% te pasurise nuk ja kan sekuestru. Ka prona te pafun qi ka marre me fajde, pasuni ne emer te atyre legenave Kacorrve, ka aksione ne banka, te Kastrati etj etj. Po do jane si ortak sekret. Kacorrt u kane cu fjale do kokrrave ne Tirane qe asgje nuk ka ndrushy dhe e dime qe na i kini parate, po e arrestun dhe i gjeten nje pistolete.

    Përgjigju
  • Goni Gali: 15/02/2023 22:22

    ....një automjet Fiat, modeli Fiesta?! Do ketë qën Tajota

    Përgjigju
    • katnariper gonin: 15/02/2023 22:50

      ose gaz 69

  • Karla: 15/02/2023 21:09

    Jo shteti por mafia qe ka kapur shtetin le qe nul len gjalle askend qe e sfidon por e gjemon ne brez te shtate! Shyqyr qe na erdh koha e shokut Enver e ti fshijme ledo qe na sfidon trustin e lule Surrelit.

    Përgjigju
  • arbeni: 15/02/2023 19:27

    SHTETI TE VRET DHE TE MERR DHE PASURITE,,,KRUHUNI PO DESHET ME SHTETIN.....///

    Përgjigju
  • Boba: 15/02/2023 18:31

    Prove e gjalle qe ne Shqiperi nese je kriminel je njeri me pafund pasuri. Imagjino sa jane si puna e ketij, qe vetem hapin lokale e pastrojne para. Edhe pse e urrej Saliun, ka te drejte kur thot qe Shqiperia momentalisht eshte nje narkoshtet. Meritokracia ka vdekur.

    Përgjigju
  • Arjani: 15/02/2023 17:57

    PO AKSIONET E BANKAVE KU JANE PERVEC HOTELIT...

    Përgjigju
    • Or tej: 15/02/2023 18:47

      Duro pak or teeeejjjjj

  • Rrumpalla: 15/02/2023 17:35

    Si ka mundesi qe shtetit i eshte zhdukur nje shtetas (qofte dhe krimineli me i madh te ishte) dhe prej muajit gusht nuk eshte ne gjendje te thot se ku eshte, cfare ka ngjare ne te vertete, qofte dhe te gjeje kufomen? Si ka mundesi qe nje te zhdukuri dhe qe thjeshte ishte ne kerkim dmth pa vendim gjykate i konfiskohet gjithcka biles dhe e te njohurve? Kurse po ky fare shteti i ka ne kerkim nderkombetare te tre "pronaret" e inceneratoreve ama cdo muaj si qeveria si bashkite ju derdhin paret ne konto! Kush i bie te jene pronaret e vertete???

    Përgjigju
    • Zotni burre: 18/02/2023 14:20

      Ka mundesi,kur ne shqiotaret promovojme dhe mbeshtesim baktacinjte dhe masjarenjte ne te gjitha nivelet

    • Boba: 15/02/2023 18:39

      O vlla e kupton ne çgjendje medioker eshte shteti shqiptar? Populli i thjesht mezi shtyn shpenzimet, narkomenet shtojne asetet, policia quan aksion special rastet kur kap adoleshent me ndonje teke hashash e rrine neper shkurre per te kapur ndonjerin me shpejtesi, nderkoh qe krimi organizum tallet me ta duke vene kamera ne cdo cep rruge e duke u dhen ndonje lek, ndersa shteti dhe drejtesia ben pall ariu... nuk po flas per opoziten se as opozite nuk kemi... ketu eshte te gjithe per vete dhe zoti per te gjithe

  • Arbëri: 15/02/2023 16:17

    Së pari ia hangri koken Edvin krimineli e tani ia ha edhe pasurit në emër të evazionit fiskal. E njejta politik e Vucicit fashist…. E futur Shqipërin nën serbi pa e shkrpur një plumb…

    Përgjigju
    • Koli: 15/02/2023 19:33

      Ti je shume i semure, i shkreti ti..

  • Nevina Sh.: 15/02/2023 14:39

    Po Arberia Palace, hoteli ku bente orgji me vajzat e televizionit dhe instagramit eshte vene ne sekuestro? Jo per gjje, po jane bere me dyqane syzesh gocat qe kane punuar aty????

    Përgjigju
    • Blloku: 16/02/2023 09:53

      Po nusja eVisit a eshte nj vajze nga Lezha qe ka punu ne gjykate ne tr? Traum sidoqofte do jete per ate. Me te tradh???????? ???????????????????? nonstop me goca shume te reja, do e kete vetbesimin e shkatrrrruar totalisht. Akoma mekeq qe keto dashnoret dalin e ekspozohen dhe me qejf ne TV. Eshte e rende per cdo grua te martuar

    • ja fusim plot: 15/02/2023 22:35

      popo mami hante drek ne patok sa mbaronte pun goca te dhoma....hahahahah.i di gjith tirana me emra e mbiemra..kerxistw pesqindshja ballit..hahah

    • Mos flisni kot: 15/02/2023 21:17

      Vajzat qe mereshin ne bashkepunim per foto kontaktoheshin nga agjencia e vet e modelingut ose ne instagram nga vajzat e marketigunt qe punonin per bizneset e tij. Shume vajza qe ti ke permendur kur kane bere foto kane qen te edhe shoqeruara me prinder

    • Nevina Sh.: 15/02/2023 20:40

      Shifi fotot qe kane me Simben, mbretin e Arberia Palace

    • @PyetjeperN: 15/02/2023 20:30

      Disa nga gocat qe ke permendur jane nenmoshe, imagjino sa te vogla kane qene me perpara. Nuk dua ta besoj komentin tend. Nuk dua as ta imagjinoj.

    • Nevina Sh.: 15/02/2023 20:10

      Po ato 15 veta te rrethit te ngushte qe iu vrane, do rrinin e do shifnin Visin? Te gjithe bashke behen gjerat.

    • Lista: 15/02/2023 19:58

      Seriozisht te gjitha keto i ka pas Visi apo disa nga keto? Se tani edhe mund te kene qe nje pjese thjesht modele. Dija me Visin ate qe e nxori veten veten ajo modelja Eva qe vdes x fame, missin Deten dhe nje ish banore te bbvip. Ky r paska listen QR, nuk mbaroka

    • Nevina Sh.: 15/02/2023 18:39

      Nevina Shtylla, Iljada Baci, Briseida Mehmeti, Enxhi Cuku, Anisa Kostani, Fraceska Rustemi, Klea Muca, Klarisa Cuka, Gilberta Miftari, Jenny Haska, Erjola Doci, Klea Kordhoni, Alba Hoxha e shume te tjera jane paguar me shuma marramendese per te bere reklama per bizneset e zoterise. Seshte puna se kane bere reklame, po shuma qe jane paguar nuk perputhet as me biznesin as me nje cope foto qe kane nxjerr. Eshte si puna e keshilltareve qe deklarojne se jane paguar me shuma jo te logjikshme per “konsulence”.

    • ???: 15/02/2023 18:27

      Mund ta kisha besuar per ndonje tjeter por Nevina sma kishte marre mendja. Duket shume serioze si goce

    • kush i njeh?: 15/02/2023 18:15

      Kush jane kto gocat? Na i thoni me emra se njeren e morem vesht qe e beri miss ate durrsaken Deten. Imagjino me gru tek shpija pagun 20-30.000 euro me nxjerr miss nje goce 20 vite me te vogel se veten. Paska qene gentlemen i vertete !

    • Nevina Sh.: 15/02/2023 16:22

      Seriozisht e ke ti reklame per nje hotel ne milot??? Ne kohe pandemie??? Dhe krejt papritur pas kesaj fushate marketingu, reklamash dhe influenceresh per prona te personave te krimit ky personazhi publik me rroge te deklaruar 80,000 leke, pa asnje te ardhur tjeter te deklaruar na hap nje biznes me vlere mbi 100 mije euro. Ne kohe pandemie.

    • dssd: 15/02/2023 15:17

      Seriozisht permend emrin e nje personazhi publik? Ku e di ti qe nuk kane shkuar per reklame vajzat aty? Kudo neper bote influencers bejne reklame, vetem ne Shqiperi paragjykohen!

  • Arkitekti: 15/02/2023 14:32

    Ca pasurish ka vene ky aman, babai i tij ka qe ne 1994 qe ka biznese e njeh gjithe zona e veriut. Gjysma e emrave aty kane biznese qe para vitit 2000, ata te zones atje i njohin mire si emra. Visi eshte rritur femije me leke me biznese nga familja. Shteti vazhdon godet keta familjaret e visit ne vend qe te zbuloje kush i vrau 15 shoket e visit per 3-4 vite. Po dalin polic pas polici te perfshire ne atentate.

    Përgjigju
    • Interior Design: 15/02/2023 16:53

      Une per vete skam pare njeri qe ti hyje botes se krimit kur ka apo eshte rritur i pasur. Se ato qe rriten te pasur kane jete te lehte. Ato qe kane jete te lehte nuk shnderrohen ne kafshe vrasese.

  • Emrush: 15/02/2023 14:30

    Kush kishte dyshime qe eshte akoma gjalle e mori pergjigjen me kete veprim...

    Përgjigju
  • vlora1: 15/02/2023 14:21

    Po cdyshohet ,eshte e sigurt qe i vuri me veprimtari kriminale.Problemi eshte qe dhe ketu ka hile se mund te jene trasferuar pronat dhe depozitat gjat kesaj periudhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave