TIRANE- Ndërsa po procedohet me ndarjen e këstit të katërt të dëmshpërblimit për të përndjekurit, Ministria e Financave ka bërë publikë emrat e 205 ish të dënuarve të cilëve nuk mund t’u lëvrohet kësti i dytë për shkak të mungesave në dokumentacion.
Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve ka bërë publike listën me emrat ish të dënuarve të cilat janë ende gjallë të cilët duhet të marrin këstin e dytë, por që fillimisht duhet të paraqesin dokumentet pranë Ministrisë së Financave. Drejtoria thekson se bëhet fjalë vetëm për ish të dënuar ende në gjallë dhe jo për trashëgimtarët e tyre. Në listën prej 206 emrash është shënuar me “X” kolona që tregon se këta ish të dënuar nuk kanë paraqitur certifikatën personale për të bërë të mundur tërheqjen e këstit të dytë.
PDF - Lista me emrat e ish-të përndjekurve
/Shqiptarja.com