Publikohet lista me 316 personat të cilët kanë gati lejën e legalizimit të banesave të tyre në qytetin e Tiranës. ALUIZNI-t bën me dije se qytetarët duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t në kryeqytet, për të tërhequr lejen e legalizimit. Ndërkohë që procedurat për marrjen e dokumentit të pronësisë do të ndiqen nga AULIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë.
Në listë pasqyrohet emri i përsonit, si dhe Njësia Bashkiake e kryeqytetit, ku ai ka objektin që po legalizohet.
Menjëherë pas regjistrimit të çertifikatës së pronësisë përfituesit do të njoftohen për tërheqjen e saj. Pas ndryshimeve të fundit ligjore, qytetari do të marrë një kopje të lejes së legalizimit për të vërtetuar mbarimin e procesin të legalizimit, por gjithë procedura vijuese për regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të bëhet nga Agjencia.
Në listën e mëposhtme, përfshihen edhe një numër qytetaresh, leja e legalizimit të të cilëve ka qenë përgatitur prej kohësh, por ata nuk janë paraqitur për t'i terhequr ato.
Duket disi e çuditshme që, nga njëra anë shumë qytetarë kërkojnë përshpejtimin e procesit të legalizimit, ndërsa nga ana tjetër ndeshemi me fenomenin e kundërt, me qytetarë që nuk paraqiten për të tërhequr lejen e legalizimit.
/Shqiptarja.com