Lista me 500 familjet e reja që dëmshpërblehen nga Bashkia e Tiranës për tërmetin e 21 shtatorit

Lista me 500 familjet e reja që dëmshpërblehen nga Bashkia e Tiranës për tërmetin e 21 shtatorit

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka  miratuar listën me 500 familjet e reja të cilave u është dëmtuar pjesërisht banesa nga tërmeti i 21 shtatorit duke e çuar atë deri më tani në 1058 mijë.

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se pas verifikimit të dosjeve, Drejtoria e Emergjencave Civile i ka përcjellë për vlerësim në Këshillin e Qarkut Tiranë, 500 dosje për dëshpërimin e familjeve që janë prekur nga tërmeti i datës 21 shator 2019.

 “Kanë punuar non-stop, që për dëmshpërblimet në pagesë cash, siç bëmë 2 herë, pra 1 herë me 51 dhe 1 herë me 507 dëmshpërblime, edhe sot kemi 500 dëmshpërblime të tjera. Pas verifikimit të dosjeve, Drejtoria e Emergjencave Civile i ka përcjellë për vlerësim në Këshillin e Qarkut Tiranë , 500 dosje për dëshpërimin e familjeve që janë prekur nga tërmeti i datës 21 shator 2019. Për shkak të situatës emergjente të krijuar, është punuar me orar të zgjatur dhe për një pjesë të praktikave ka përfunduar edhe procesi i vlerësimit nga grupi i ekspertëve në Këshillin e Qarkut, të cilat janë përcjellë nga ky institucion në Drejtorinë e Emergjencave Civile, Bashkia Tiranë”, tha Veliaj.

Në mbledhjet e ardhshme, Këshilli Bashkiak do të miratojë edhe dosjet e tjera.

( Kliko këtu ) Lista e plotë me emra

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend