Kombëtarja shqiptare e futbollit luan në 26 tetor miqësoren me Arabinë Saudite në Abu Dhabi. Nesër trajneri Edy Reja do bëjë me dije listën e futbollistëve të ftuar për këtë takim, me duelin që është programuar për lojtarët e Superligës dhe të tjetër që nuk kanë pasur shumë hapësira. Tanimë janë mësuar disa nga emrat që italiani ka në listë. Emra nga Tirana, Partizani, Teuta, Vllaznia dhe Laçi janë prezent, teksa ka edhe lojtarë që janë në pritje. Nga kampionatet jashtë vendit janë të ftuar Balaj, Cikalleshi, Toli dhe Seferi.
Lista e disa lojtarëve të grumbulluar:
Tirana:
Redon Xhixha
Sherif Kallaku
Ardit Deliu
Partizani:
Eneo Bitri
Andi Hadroj
Arinaldo Rrapaj
Xhuliano Skuka
Teuta:
Albion Marku
Lorenco Vila
Vllaznia:
Erdenis Gurishta
Esin Hakaj
Esat Mala
Laçi:
Rudolf Turkaj
Jashtë:
Bekim Balaj (Turqi)
Sokol Cikalleshi (Arabia Saudite)
Ardit Toli (Ukrainë)
Taulant Seferi (Ukrainë)
Lista e pritjes:
Marsel Ismajlgeci (Tirana)
Herald Marku (Vllaznia)
Tedi Cara (Partizani)